E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej per vrasje kapet per zjarrvenie

TIRAN - I kerkuari per vrasje i ve flaken nje veture ne kryeqytet ndersa arrestohet vetem pak momente pas ngjarjes ne rrugen e Kavajes.


Pas arrestimit te autorit policia zbulon se autori zjarrvenes kishte ngaterruar objektivin e krimit pasi kishte pasur qellim te digjte veturen e nje personi tjeter dhe jo mjetin qe ishte djegur. Ngjarja ndodhi rreth ores 0300 te mengjesit te djeshem ne rrugen e Kavajes kur nje veture e markes Renault Clio me targa TR 8284 M e cila sipas policise perdoret nga Denada Kercica.


Vetem pak minuta pas dhenies se informacionit ne lidhje me djegien e vettures ne bllokun e pallateve perballe ish-Uzines Enver ne rrugen e Kavajes policia mberriti ne vendin e ngjarjes ndersa gjate kontrolleve aty ndaloi dhe me pas arrestoi ne flagrance autorin e dyshuar te krimit Ervis Tafarucin 31 vjec banues ne Durres.


Ai u kap nga patrullat e komisatriatit te Policise nr.2 me nje bidon plastik benzine te cilin dukej sipas hetuesve qe e kishte shkarkuar vetem pak minuta me pare. Ai u shoqerua ne ambientet e policise i dyshuar si autor i mundshem i nje zjarrvenjeje te qellimshme ndaj automjetit te Denada Kercices. Pas shuarjes se zjarrit nga specialistet perkates policia e kryeqytetit dhe sherbimet e policise se komisariatit nr.2 nisen hetimet me qellim zbardhjen e ngjarjes.


Nga hetimet para te kryera prej tyre si dhe prej eksperteve zjarrfikes u konkludua se zjarri ishte i qellimshem dhe se mbi veture ishte derdhur nje sasi e konsiderueshme benzine te ciles i eshte vene flaka ne menyre te menjehershme.


Sherbimet e zjarrfikeseve te kryeqytetit megjithese mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes nuk munden te shpetonin veturen e cila eshte djegur teresisht ne pjesen e pasme te saj dhe thuajse teresisht ne pjesen e brendshme ndersa perpara asaj nuk i dukeshin demtime.


Nderkaq personi i shoqeruar ne polici i kapur me bidon benzine ne flagfrance gjate marrjes se tij ne pyetje ka pohuar se ishte ai autori i zjarrvenies dhe djegies se vetures se Kercicit.


Nga hetimet e kryera dhe nga deklarimi i vete te ndaluarit eshte mesuar se ai nuk ka pasur ne plan te djege veturen qe ishte djegur por te nje femre tjeter. Burimet e policise thane se kane marre ne pyetje pronaren e automjetit te djegur por ajo ka pohuar se nuk ka pasur konflikte apo probleme me ndonje person.


Nga hetimet e kryera eshte zbuluar se autori zjarrvenes ishte shtyre nga nje person tjeter per te kryer veprimin e djeshem por nuk ka pranuar te tregoje se cili e kishte shtyre dhe per cfare motivi apo shkaku.


Nderkaq personi qe ne te vertete ishte pergatitur per tiu djegur vetura eshte marre ne pyetje nga policia ndersa ende nuk dihet se cili ka qene realisht konflikti i saj. Ndaj te ndaluarit policia mori masen e arrestit ne flagrance me akuzen e zjarrvenies me dashje dhe te shkaterrimit te prones me zjarr.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›