Shqiperia do paguaje 48 mld leke interesa ne 2011
TIRAN- Qeveria eshte zotuar te ule nivelin e borxhit publik deri ne kufijte e 54 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto deri ne fund te vitit 2013 nderkohe qe per momentin ky tregues eshte tek 59 e PBB-se.
Por perkunder ketyre planifikimeve afatmesme ajo qe prek drejteperdrejte qytetaret eshte kostoja qe duhet te paguaje buxheti i shtetit cdo vit per te shlyer interesat e borxhit. Per te bere kete duhet qe cdo vit krahas fondeve per paga pensione investime etj. qeveria te ndaje edhe nje fond te posacem per pagesat e interesave. Pra nga shporta e madhe e shpenzimeve te parashikuara nje pjese e tyre do te kalojne direkt ne llogarite e bankave apo ne xhepat e atyre qe kane blere borxhin e qeverise.
Fondi i percaktuar nga qeveria kete vit per interesat eshte rreth 48 miliarde leke ose sa 3.8 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto.
E thene ndryshe shuma totale qe duhet te paguaje buxheti i shtetit ne nje vit per te shlyer interesat e kredive te marra deri me tani eshte sa 60 per qind e totalit te shpenzimeve qe ekzekutivi ka parashikuar ne vitin 2011 per investime ne rruge spitale shkolla qendra shendetesore infrastrukture etj.
Ne shifra te tjera kostoja vjetore e borxhit publik shqiptar eshte sa 11.7 per qind e totalit te shpenzimeve per vitin 2011 409 miliarde leke ose sa 81 per qind e fondit te pagave per punonjesit buxhetor per gjate ketij viti.
Nderkaq referuar te dhenave zyrtare ne buxhetin afatmesem 2011-2013 te miratuar ne veren e kaluar nga qeveria shpenzimet e parashikuara te qeverise per borxhin ne vitin 2011 jane me te medha se shpenzimet e vitit 2010. Madje shifra prej 48 miliarde lekesh eshte me e madhja e parashikuar ndonjehere nga qeveria e djathte qe prej ardhjes se saj ne pushtetit ne vitin 2005.
Ne kete vit kostoja qe duhet te paguante buxheti i shtetit per interesa ishte sa 3.17 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto ndersa deri ne fund te vitit 2011 shuma e parashikuar per tu shpenzuar ne sherbim te kostos se borxhit eshte sa 3.6 per qind e PBB-se.
Pergjate viteve te ardhshme qeveria parashikon te rrise edhe me teper ne vlere shpenzimet buxhetore per interesa. Bazuar tek te dhenat e pasqyruara ne buxhetin afatmesem 2011-2013 ekzekutivi mendon te shpenzoje gjate vitit te ardhshem rreth 53 miliarde leke ose 5 miliarde leke me shume se viti aktual per te paguar interesat e borxhit.
Riparimet ku do nderpritet energjia elektrike
Nga neser deri me date 4 prill qytete dhe fshatra ne nje pjese e mire e territorit te vendit do te perballen me nderprerje te energjise elektrike. CEZ Shperndarja lajmeron per ndermarrjen e nje sere riparimesh ne disa nenstacione dhe linja elektrike ne zona te ndryshme te vendit per permiresimin e rrjetit.
Mesohet se me date 1 prill do te kene nderprerje te energjise nga ora 9.00 deri ne 15.00 zonat ne periferi te Tiranes si Kamez Bathore Paskuqan si dhe nje pjese e Laprakes. Ne te njejtat zona nderprerja do te vijoje edhe pergjate datave 1 deri 4 prill por duke u alternuar ne orare.
Nderprerje gjithashtu do te kete edhe ne Gjirokaster Elbasan Peshkopi Polican si dhe ne nje numer te konsiderueshem komunash dhe fshatrash ne te gjithe vendin. Ne lidhje me nderprerjet e parashikuara te energjise CEZ ka pergatitur edhe nje grafik.