Kërkohet Nexhati
Foto: Jetmir Idrizi
Ka gati gjashtë muaj, nga janari, prej se Nexhat Arifi nga fshati Bardhosh i Prishtinës ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familja e tij ende nuk di asgjë për fatin e tij. Krejt çfarë dihet është se ai e ka kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni me një veturë. Këtë automjet, 17 ditë më vonë e ka gjetur policia, në qendër të qytetit të Shkupit, e parkuar në një park. Brenda automjetit janë gjetur të gjitha sendet personale të tij, duke përfshirë edhe telefonat celularë dhe llaptopi personal.
Tash, nëna e Nexhatit, Hafija, thotë se ka dëgjuar se e ka diku djalin e saj të gjallë, por ajo nuk u beson thashethemeve, sepse ka kaluar gati gjysma e vitit dhe ajo nuk ia ka dëgjuar zërin të birit. Dhembja e saj bëhet edhe më e madhe kur kujton se atë e ka djalin e vetëm.
“Kurrë s’ka ndodhur që djali im të dalë prej shtëpisë, e mos të më thërrasë në telefon. Ne na mbyti mërzia. As me shëndet nuk jam mirë. Por s’paska çka të bëjë njeri, boll vështirë”, thotë Hafija, e cila mezi përmbahet.
Ajo ka mbetur fill e vetme. Për të kujdesen me radhë vetëm dy mbesat e saj, të cilat vijnë për t’u kujdesur për gjyshen. Bashkëshorti i saj ndodhet në punë në Austri dhe pas pesë muaj kërkimesh në Kosovë e Maqedoni, i është dashur t’i kthehet punës.
Humbjen e djalit në mënyrë të papritur, Hafija thotë se është duke e përballuar shumë vështirë. “Çdo veturë që vjen te shtëpia, mendoj se është ai. Gjumi kur me del natën, mendoj se ai do të vijë”, thotë Hafija, e përlotur.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës thonë se pas njoftimit që kanë marrë nga familja Arifi, kanë nisur edhe hetimet e tyre dhe disa ditë më vonë kanë gjetur disa të dhëna.
Sipas tyre, nga verifikimi i të dhënave që janë bërë, rezulton se Nexhat Arifi, më 30 janar të këtij viti, ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit, nga Kosova në drejtim të Maqedonisë, me veturën e tipit “Citroen C3”, me targa të Austrisë.
“Kjo informatë u është dhënë edhe autoriteteve të Maqedonisë, përmes Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, si dhe zyrtarëve ndërkombëtare të policisë, në mënyrë që ata të na informojnë për çfarëdo të dhëne që kanë”, thotë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Sipas tij, Policia, më saktësisht hetuesit e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, kanë pasur takime më hetuesit e Policisë së Maqedonisë lidhur me këtë rast.
“Kemi folur për të arriturat në hetimet që kemi zhvilluar, qoftë nga Policia e Kosovës, qoftë nga Policia e Maqedonisë dhe për rezultatet që kemi”, thotë zëdhënësi Beka për Express.
Por derisa policia vazhdon punën e tyre, Hafije Arifi nuk e ka idenë përse djali i saj mund të jetë zhdukur në mënyrë të tillë. Ajo e lavdëron atë për sjelle të mira dhe thotë të jetë e bindur si i biri kurrë nuk ka pasur probleme me dikë.
Ajo sqaron se Nexhati ka punuar si menaxher i një kompanie në Prishtinë. Në të njëjtën kohë, Hafija apelon që të ushtrohet trysni mbi institucionet e Maqedonisë për ta kërkuar më shumë djalin e saj.
“Po të kish qenë ndonjë shtet tjetër, jam e sigurt se deri sot kisha marr ndonjë lajm për djalin tim”, thotë e bindur ajo.
“Bashkëshorti im që pesë muaj, vazhdimisht ka shkuar në Maqedoni për të marrë ndonjë informatë për djalin. Pasi u frikësua se mund të humbasë punën, atij iu deshtë të shkojë në Austri”, thotë Hafija.
“Kur po flas në internet, po më thotë që s’ka vullnet për punë”, i citon ajo fjalët e burrit të saj.
Mbesat e Hafijes tregojnë se Nexhati kurrë nuk ka qenë pjesë e aktiviteteve të kundërligjshme dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo nën hetime për asnjë lloj krimi.