Në Universitetin e Prizrenit, 1200 studentë
Ministri i Arsimit shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka njoftuar të dielën se në Universitetin e Prizrenit do t’i vijojnë studimet 1200 studentë, duke u rritur edhe për 600 numri i studentëve.
Ministri Hoxha i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, të organizuar me rastin e vizitës së Ministrit të Arsimit e të Shkencës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prizren.
Gjatë takimeve, të dy ministrat, Hoxhaj dhe Tafaj, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kanë biseduar për zhvillimet aktuale shoqëroro politike të vendit si dhe perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve ne fushën e arsimit, me theks të veçantë funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit.
Ministri Hoxha ka deklaruar se Universiteti i Prizrenit do të jetë më karakter rajonal, në të cilin do të mund të studiojnë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit.
“Sivjet janë pranuar 1200 studentë, ndërkaq kanë konkurruar mbi 2300 të interesuar, ndërsa të interesuar për të qenë pjesë e stafit akademik janë mbi 600 kandidatë, të cilët kanë mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitete prestigjioze ndërkombëtare”, tha Hoxhaj.
Ministri i Arsimit e Shkencës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj është shprehur se Qeveria e Shqipërisë, ka mirëpritur themelimin e UP-së në qytetin historik të Prizrenit, dhe se do ta mbështesë atë në forma të ndryshme sipas nevojës, e veçanërisht me kuadër profesional.