E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina u kunderpergjigjet kritikave te SHBA-ve per K. Veriut

Kritikave te SHBA-ve se Pekini nuk po e frenonte aleaten e tij te Korese se Veriut Kina i kunderpergjigjet duke thene se kercenimet ushtarake nuk mund ti zgjidhin problemet ne Gadishullin Korean.
Me heret Gjenerali i larte amerikan Mike Mullen theksoi se Kina ben te mundur qe Koreja e Veriut te sillet ne menyre te pamatur.

Nderkohe diplomat te larte kineze jane takuar me liderin e Korese se Veriut Kim Jong-il ne Pyongyang mes e tensioneve ne rritje.

Media shteterore theksoi se ata kane arritur nje konsensus por nuk dhane detaje.

SHBA-ja ka ushtruar presion mbi kinen per te nderhyre pas bombardimit te ishullit koreanojugor nga ana e Korese se Veriut i cili la pas kater viktima.

Nga ana e saj Koreja e Jugut ka kercenuar se do te kunderpergjigjet me goditje ajrore ne rast provokimesh te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›