SHBA nje serb i Bosnjes akuzohet per mashtrim

Shtetet e Bashkuara kane akuzuar nje serb te Bosnjes se ka fshehur rolin e tij ne ekzekutimin e mijera myslimaneve ne vitet 90 ne menyre qe te mund te hynte ne Amerike.
Serbi i Bosnjes Mllagjen Cvijanovic kishte kerkuar statusin e azilantit ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2002.
Por dokumentet e zbuluara vleresojne se Cvijanovic ishte oficer policie ne ministrine e brendshme te republikes serbe.
Dokumentet po ashtu paralajmerojne se ne vitin 1995 ai dhe njesia e tij ishin urdheruar ti mbeshtesnin forcat ushtarake serbe ndersa ata i pengonin myslimanet e Bosnjes qe te largohen nga Srebrenica. Mijera prej tyre u ekzekutuan.