E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velijaj edhe dy muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurës Natali Velijaj edhe për dy muaj. Sipas aktvendimit që ka siguruar Indeksonline, masa e paraburgimit do të zgjasë deri me datën 12 qershor 2013.

Gjykata ka vendosur që masa e arrestit shtëpiak tu vazhdohet edhe të pandehurve Fisnik Blakaj dhe Beim Blakaj edhe për dy muaj.

Në aktvendim shkruan se detyrohet Policia e Kosovës, stacioni policor Jugu në Prishtinë dhe stacioni policor Istog ta verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj ta informon gjyqtaren e procedurës paraprake të kësaj gjykate./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›