Kërkohet më shumë lobim për njohjen nga pesëshja e BE-së

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë për gazetën Epoka e re se duhet të punohet më shumë me vendet që kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ato të ushtrojnë ndikimin e tyre te pesëshja e BE-së, që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
Ndërkohë, Vetëvendosja dhe AAK-ja u kanë bërë thirrje drejtuesve të institucioneve që të punojnë më shumë për njohjen e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e BE-së. /Indeksonline/