E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia vazhdon ta luftojë Kosovën

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka vlerësuar se Serbia nuk do ta pranojë planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën në rast se nuk është vetëm në të mirën e Beogradit.

Një veprim të tillë Selimi e ka quajtur luftë tipike të Serbisë kundër Kosovës, në një intervistë për “ Epokën e Re”.

“Nuk them se është lojë e Serbisë, por luftë tipike e saj kundër Kosovës dhe integritetit të saj. Pra, Serbia është duke vazhduar ta luftojë Kosovën edhe pas dakordimit për marrëveshjen e 19 prillit. Serbia akoma nuk është e kënaqur. Vetëm Thaçi në mënyrë absurde mbetet i kënaqur nga ky dakordim me Daçiqin”, është shprehur Selimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›