Humb jetën aksidentalisht 31 vjeçari

Hajdin Zeqiri, i moshës 31 vjeçare, ka humbur jetën aksidentalisht të premten në mëngjes. Lajmin e ka konfirmuar për rajonipress Jetish Maloku, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Maloku tha se viktima ka qenë duke vozitur në drejtimin Ferizaj – Gjilan, kur në hyrje të fshatit Livoq i Ulët është aksidentuar me një pemë skaj rrugës dhe nga goditja e fuqishme ka marrë plagë vdekjeprurëse.
Maloku tha se dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për këtë arsye trupi i tij është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.
Edhe Enver Murtezi, shef në emergjencën e Gjilanit tha se viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit./Indeksonline/