E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet mocion votebesimi ndaj qeverise

Qeveria e Kosoves mund te perballet me mocion votebesimi ne seancen e ardhshme te Parlamentit te enjten

Nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli ka bere te ditur se tashme ka siguruar mbeshtetje nga 30 deputete. Ai tha se deputetet jane nga te gjitha grupet parlamentare me perjashtim te ish-partnereve te koalicionit qeverises Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves. Sipas Kushtetutes se Kosoves mocioni i votebesimit ndaj qeverise mund te ngrihet ne Parlament me nismen e nje te tretes se deputeteve.

Krize institucionale

Aleanca Kosova e Re beson se brenda dy ditesh do te arrije te mbledhe edhe pjesen tjeter te nenshkrimeve te nevojshme per ta derguar ne Parlament mocionin per rrezimin e qeverise. Ne arsyetimin e mocionit te mosbesimit ndaj qeverise Aleanca Kosova e Re thote se e ka marre kete nisme per shkak te thellimit te mundshem te krizes institucionale pas terheqjes se LDK-se nga koalicioni qeverises. Per te kaluar mocioni i vetebesimit nevojitet mbeshtetja e shumices se thjeshte gjate votimit perkatesisht 61 vota. Rrezimi i qeverise do ta conte Kosoven ne zgjedhje te jashtezakonshme qe besohet se do te mund te mbaheshin ne muajin dhjetor.

Zhbllokohet kerkesa e Serbise per anetaresim ne BE

Keshilli i Ministrave te Europes ka kerkuar nga Komisioni Europian te jape mendimin per gatishmerine e Serbise per te marre statusin e kandidatit per anetaresim ne BE me kusht qe cdo hap i ardhshem i Beogradit drejt anetaresimit duhet te pasohet me pelqimin unanim te Keshillit te Ministrave per bashkepunimin e plote te Serbise me Tribunalin e Hages transmetojne mediat serbe. 82328232Ministrat e Jashtem te shteteve anetare te BE-se kane zhbllokuar kerkesen serbe gati nje vit pasi qe Serbia paraqiti formalisht kandidaturen. Ministri francez per Europen Pierre Lelushie ka deklaruar se ne nje menyre ky eshte shperblim i merituar per progresin ne reforma si dhe per perpjekjet shume serioze qe qeveria serbe i ka bere ne bashkepunim me BE-ne per zgjidhjen e problemeve me Kosoven. Ai vleresoi se Kosova vazhdon te jete ceshtje historike shume e dhimbshme per Serbine dhe se problemi kosovar nuk eshte zgjidhur ende. 82328232Praktikisht ky eshte hapi i fundit i Serbise drejt BE-se pa Mlladicin ne Hage pasi qe cdo tjeter saktesisht marrja e statusit te kandidatit do te jete e pamundshme pa arrestimin dhe ekstradimin e te arratisurit me te kerkuar te Hages.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›