Kerkohet zevendesimi i komisionareve te majte me mesues e me studente

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te miratoje sot zevendesimin e anetareve te majte te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve me studente dhe me mesues. Pas skadimit te afatit per dorezimin e emrave te anetareve te KZAZ-ve nga subjektet politike KQZ do te miratoje vendimin i cili i lejon asaj qe diten e zgjedhjeve te zevendesoje anetaret e Partise Socialiste dhe te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut me anetare te emeruar nga vete KQZ.
Ne kushtet kur nuk ka asnje propozim nga partite politike te cilat kane detyrimin ligjor per te paraqitur propozime per anetare dhe sekretare te KZAZ-ve edhe pse iu eshte kerkuar disa here me shkrese qe te zbatojne detyrimet ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pavaresisht se ndodhet ne nje situate ekstra ligjore per analogji me situaten e parashikuar ne piken 8 te nenit 29 paragrafi i fundit i tij duhet te emeroje anetaret dhe sekretaret e KZAZ-ve ne menyre qe te krijohen kushtet ligjore per te ngritur KZAZ-ne dhe te behet i mundur administrimi i procesit zgjedhor - thuhet ne projektvendimin e KQZ-se.
Sipas relacionit qe shoqeron projektvendimin thuhet se KQZ ne menyre te perseritur me shkresen nr. 211 Prot date 20.01.2011 dhe me shkresen nr 522/523 Prot date 02.02.2011 i ka kerkuar Partise Socialiste dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te permbushin detyrimin ligjor dhe te sjellin propozimet per anetare dhe sekretare te KZAZ-ve. Kete detyrim keto parti nuk e kane plotesuar ende dhe ne keto kushte KZAZ nuk ka kuorumin e nevojshem anetar/sekretar per te funksionuar normalisht.
Kodi Zgjedhor percakton se ne rastet kur vendi i anetarit apo sekretarit te KZAZ-se mbetet vakant dhe partite te cilat kane te drejte te paraqesin propozime nuk dergojne propozimet ne KQZ atehere kjo e drejte i kalon partive politike te te njejtit grupim qe vijne pas tyre ne Kuvend per nga numri i vendeve te fituara ne zgjedhjet pararendese. Ne rastin konkret Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut jane te vetmet parti te opozites parlamentare.