Ngjela: Transparencë për ngjarjet kriminale

Pak ditë përpara protestës së opozitës në 18 shkurt, Kreu i PLD-së Spartak Ngjela vijon sërish me një sërë akuzash ndaj kryeministrit Sali Berisha, kjo në lidhje dhe me protestat dhe kërkesën për transparencë.
“Berisha vrau në Gërdec. Berisha tha që sajoi “New Jork Times”. Berisha vodhi zgjedhjet dhe i çertifikoi”.
Ndërkaq, Ngjela u ndal dhe ne 4 vrasjet e 21 janarit, duke bërë përgjegjës vetëm një emer, kryeministrin Sali Berisha.
“Berisha vrau në Bulevard . Transparencë për ngjarjet kriminale”
Sipas Ngjelës, kjo qeveri është përditë e më shumë në krizë, prandaj gjithmonë në fund të krizave shprehet populli me votën e lirë.