Kristaq Kume Pa opoziten nuk ka zgjedhje

Ish-kreu i KQZ thekson se mungesa e anetareve te majte do te bllokonte gjysmen e KZAZ-ve
Nje dite para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te marre vendimin per zevendesimin e anetareve te majte te KZAZ-ve diten e zgjedhjeve ish-kreu i ketij institucioni Kristaq Kume deklaron se zgjedhjet vendore jane te bllokuara nese opozita nuk merr pjese. Ish-kryetari i KQZ-se sqaron se opozita ka shumicen e Komisioneve te niveleve te dyta ne gjysmen e Shqiperise e cila nese nuk vihet ne funksion e ben te pamundur zhvillimin e zgjedhjeve ne 8 maj.
Ne qofte se nuk ngrihen KZAZ-te ne qofte se opozita nuk do te coje kandidatet per konstituimin e komisioneve zonale nuk mund te realizohet procesi zgjedhor. Sepse jane keto komisione te nivelit te dyte qe kane pergjegjesine ligjore per administrimin e procesit zgjedhor. Zgjedhjet nuk behen dot nese nuk krijohen keto eshte e pamundur qe te veprohen qe te administrohen nuk mund te behen zgjedhje - theksoi Kume.
Lidhur me propozimin e kreut aktual te KQZ-se Arben Ristani per plotesimin e vendeve te mbetura bosh per shkak te mungeses se anetareve te majte Kume shprehet skeptik duke vene theksin tek situata e politike ne te cilen ndodhet vendi qe sipas tij nuk eshte normale.
Pavaresisht se kemi thyerje te afateve ajo qe realizohet nese keto zbatojne kete detyrim ligjor eshte shume me teper se sa ajo qe sjell si negative thyerja e nje afati ligjor. Jemi ne nje situate jonormale politike. Jemi ne nje situate qe mund dhe ka gjasa si nje parathenie e nje vendimi politik me teper se sa mosplotesimi i nje kushti ligjor. Pra mund te behet pyetja cili eshte qendrimi politik ndaj procesit do te merret pjese ose jo - tha Kume.