E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërkoi kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit, Jamambër Malltezit, për rikthimin e celularit të konfiskuar. Malltezi kërkoi përmes përfaqësueve të tij ligjorë rikthimin e telefonit, materialeve shkresore dhe kompjuterave, të sekuestruara në kuadër të hetimeve.

Malltezi është nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Togat e zeza vendosën masën e arrest shtëpie për Jamarbër Malltezin i cili akuzohet se ka përfituar përmes skemave korruptive në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, i cili fillimisht u la në qeli. Ai ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi të, duke e konsideruar procesin ligjor si politik./vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›