E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Malltezi të kthehet në qeli!” SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Posaçma ka dorëzuar reksurs në Gjykatën e Lartë, me kërkesën për rikthimin e masës “arrest me burg” për Jamambër Malltezit.

SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që caktoi masë sigurie “arrest në shtëpi” duke zëvendësuar atë të arrestit në burg dhënë nga Shkalla e Parë.

Ndërkohë këtë të premte Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Malltezit për heqjen e sekuestros së telefonit të tij.

Malltezi ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa për këtë aferë është nën hetim edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, ndaj të cilit pritet që të caktohet edhe masa e sigurisë./vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›