"Kerkoj dike qe te vrase gruan e te dashurit tim"!
Nje amerikane u arrestua javen e kaluar pasi kishte kerkuar nepermjet internetit te angazhonte nje vrases me pagese per te vrare gruan legjitime te te dashurit te saj, njoftuan dje burime juridike. Anne Marie Linscott, 48 vjec me origjine nga Grand Rapids, ne Micigan (veri), propozoi ne faqen www.craigslist.org ne rubriken "pige" te vriste Karolen, 56 vjec qe jetonte ne Kaliforni. Dy gra dhe nje burre iu pergjigjen njoftimit, duke menduar se behej fjale per nje propozim letrar. Por gjate shkembimit te korrespondences, Anne Marie zbuloi qellimin e sakte te ofertes se saj: 5 000 dollare ne shkembim te "zhdukjes" se nje gruaje te ciles i jepte emrin, adresen, moshen dhe profesionin. Sipas hetuesve te FBI-se, burri i kesaj te fundit mbante qe prej 2004 ose 2005 nje "marredhenie te thelle dhe intime" me Anne Marie Linscott nepermjet internetit. Dy te dashurit ishin takuar te pakten dy here ne 2005-en dhe 2007-en.