E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje polak lufton per t'u kthyer nga ... vdekja!

Burokracia po pengon nje polak te kthehet nga ... vdekja. Piotr Kucy, 38-vjec, nga qyteti i Polkowice ne jugperendim te Polonise, u identifikua gabimisht gushtin e kaluar nga autoritetet si nje person i mbytur dhe u shfaq serish pas disa ditesh ... ne funeralin e tij. Pavaresisht se u kishte dhene zyrtareve te qeverise fakte se ishte i gjalle, Kucy vazhdon te konsiderohet i vdekur ne regjistrat zyrtare dhe kjo nuk e lejon ate te punoje dhe te paguaje sigurimet shoqerore. Por ana pozitive e kesaj, thekson nje gazete zyrtare, eshte se nuk i nevojitet te paguaje taksat. "Jemi ne janar dhe dokumentet e mia thone ende se jam i vdekur", deklaroi Kucy ne gazeten "Gazeta Wyborcza", duke shtuar se: "Ngjan si nje shaka". Por nje nepunese e zyres per regjistrimin ishte e patundur lidhur me kete situate. "Ky qytetar nuk ekziston", deklaroi ajo per gazeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›