Kërkoja fjalë të tjera për historinë time

Çdo personazh, çdo fjalë, i gjithë libri, një vend i tërë synojnë një tjetërkund që nuk ekziston. Nëse nuk do të munden të hidhen, të mbyten, të përpihen prej ëndrrave të kthyera “të ashpra” prej pritjes së gjatë, atëherë janë të destinuar të qëndrojnë të palëvizshëm në një vend. Ndoshta edhe janë të destinuar të vdesin, ndoshta edhe duke bërtitur — si i dënuari në poezinë e Majakovskit që ia shiti dëshirën e fundit publicitetit. “Bevete cacao Van Houten!” (“Pini kakao Van Houten!”) është titulli i romanit më të ri të Ornela Vorpsit, që del sot në treg prej shtëpisë botuese “Einaudi”.
Ashtu siç premtonin edhe dy romanet e parë (gjithnjë botuar prej “Einaudi”-t), Vorpsi është ende një shkrimtare që nuk e ka gjetur veten në një vend. Është shqiptare, jeton në Francë, punon si fotografe në anglisht, ka zgjedhur të shkruajë në italisht. Nga kjo “magmë”, siç edhe ajo vetë e përcakton, vjen një leksik dhe një gramatikë që zënë vend mirë. “Ka qenë një proces spontan. Kam jetuar vetëm pesë vjet në Milano, ku kam frekuentuar Akademinë e Brerës. Por kur nisa të shkruaj, e bëra në gjuhën italiane. Duke reflektuar më pas, kuptova se e kisha të nevojshme të mos përfshija në këtë proces fëmijërinë time; që kisha nevojë për një gjuhë të huaj, e cila të ftonte një materie inkandeshente, në mënyrë që të vendoste një distancë”, shpjegon ajo.
Ndodh pikërisht në këtë mënyrë që gjuha merr pjesë në ftohjen e fuqishme të rrëfimeve të saj. “Mendoj se vuaj prej diçkaje shumë të përhapur: synoj të shkoj diku përtej, në një vend që njerëzorja nuk e njeh. Tek ato që quajmë ideale apo ëndrra, kur bëhen realitet, bëhen të zakonshme. E thënë në mënyrë banale, të zhgënjen, duke lënë një shije nostalgjie dhe një ndjesi urie akoma për t’u ngopur. Siç thoshte Magritte: ‘E vërteta i përket tokës të këtij tjetërkundi. Aty ku nuk mund të qëndrosh’. Një gjendje e shpirtit që zhvendosja fizike, nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën, nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të lërë shenjë”.
Është një eksperiencë e re për lexuesit italianë: perceptimi i ndjeshmërisë dhe botëve të ndryshme, pa praninë e një filtri përkthyes, të transportuar në këtë vend prej një leksiku familjar. Tingëllon ndryshe leximi i gjuhës tënde, ndonjëherë edhe të kthyer përmbys e në këtë mënyrë e rinovuar nga autorë që nuk janë me origjinë italiane. Ndonjëherë gjuha ndodh të marrë pastërtinë e librave të shkollës. E ndonjëherë, me ndonjë thyerje me dashje, merr ngjyra e tinguj që vijnë nga shumë larg. Gjithë ajo që ka ndodhur më parë me gjuhën angleze, franceze dhe portugeze, letërsia e cilësuar me termin ende të diskutueshëm “postkoloniale”, për ne (italianët) është një risi: bëhet fjalë për italofoninë (ata që flasin e shkruajnë në italisht). Fenomen ky i nisur ndrojtur në vitet ‘90, dhe që shpërtheu në dekadën e fundit me transformimin e emigrantëve në banorë të qëndrueshëm të Italisë, me rritjen e shkrimtarëve të rinj, italianë prej formimit dhe ndjeshmërisë, por mbajtës — për shkak të origjinës së familjes — të kulturave të tjera.
Letërsia e “vështrimit të dyfishtë”, kështu mund ta cilësojmë. “Unë kam vështrimin e atij që ka ardhur nga një tjetër vend, me një bagazh kulturor të ndryshëm”, thotë Mihai Mircea Butcovan, i cili ka ardhur nga Rumania në Itali, në vitin 1991, kur ishte 20 vjeç (“Allunaggio di un immigrato innamorato”, shtëpia botuese “Besa”). “Flas për Italinë në bazë të eksperiencës sime, rrëfej se si e kam kuptuar apo keqkuptuar atë”, vijon ai duke folur për një gjuhë që e ka studiuar me mjaft zgjuarsi derisa e ka bërë të pakuptueshëm faktin se bëhet fjalë për një të huaj.
E lindur në Romë prej prindërish somalezë, Igiaba Scego (“Oltre Babilonia”, nga shtëpia botuese “Donzelli”, tani duke përgatitur për botim një libër kujtimesh mbi familjen e saj nga “Rizzoli”) e kundërshton etiketimin “letërsi emigranti”. “Edhe në departamentet e italianistikës është duke rënë muri i cili e ndalonte të konsiderohet vetëm letërsi italiane. Është e trishtë të jesh i detyruar të përsëritësh diçka të stërthënë: që jemi pjesë e këtij vendi”, thotë ajo. E rritur në Itali, nga cikli parashkollor e deri në doktoraturë, Scego nuk ndien “20 vitet e vonesës” së Butcovan.
Por percepton një fill të përbashkët. Është ajo që përdor shprehjen “vështrim i dyfishtë: italian dhe somalez, në këtë mënyrë mendoj se do arrij të rrëfej me një spektër më të gjerë”. Por edhe të eksperimentojë. “Në romanin ‘Oltre Babilonia’ kam përdorur një të shkruar të ashpër, të shpejtë, ironike për djalin që i përket brezit të dytë, i zemëruar kundër burokracisë që mund të të mohojë shtetësinë në vendin të cilit ndjen se i përket. Për nënën e tij kam kërkuar një italishte që të kujton tingëllimin somalez, më të lidhur me të rrëfyerin oral”, shton ajo.
“Një vështrim mbi Italinë nga brenda dhe jashtë. Ndoshta elementi më origjinal është të ndihesh i vështruar nga sy të pataktë”, reflekton Alberto Rollo, drejtori editorial i shtëpisë botuese “Feltrinelli”. Shtëpia e tij botuese publikon shqiptaren Elvira Dones, iranianin Bijan Zarmadili, kroatin Maksim Cristan, të cilët ndonjëherë vijnë edhe me një gjuhë të lodhshme, të cilat në redaktim kërkohen të mbeten sa më të paprekura të jetë e mundur dhe kjo jo pa pasoja. “Broken italian” (“italishtja e thyer”) nuk po “thyen” vetëm gjuhën, vëren Rollo.
“Më shumë se italishtja, është Italia ajo që po thyhet duke lënë hapësira të lira, duke e pasuruar në substancë dhe siguri aventurën ndërkulturore që karakterizon jetën sociale të vendit tonë”, vazhdon ai. Dhe kjo mund të vijë më e pranueshme, sidomos nëse largohemi prej tregimeve si dëshmi e thjeshtë. Është rrugëtimi i Pap Khouma: nga libri me Oreste Pivetta-n të '90-s, “Io venditore di elefanti”, te revista online “El Ghibli” kushtuar italofonisë, deri te puna në një kantier.
“Një ese-trillim mbi brezat e dytë, mbi diskriminimin dhe shtetësinë mbi dhunën e futbollit”, kështu është për Baldini Castoldi Dalai. “Vështrim i dyfishtë? Më pëlqen si përcaktim. Edhe pse nuk bëhet fjalë për autobiografi, kush shkruan lë gjithnjë diçka nga vetja. Dhe ne kemi identitete të dyfishta, për të mos thënë të trefishta: unë jam senegalez, kam studiuar në frëngjisht, dhe prej 25 vitesh qëndroj në Itali”, shton ai. Deri 20 vite më parë, ishte një përjashtim, sot ka emra të huaj në çdo kolanë të narratives italiane.
Nga algjeriani Amara Lakhous me “Scontro di civiltà”, tek irakiani Younis Tawfik (“La straniera”, botimet “Bompiani”), për të shkuar tek italo-indianet Laila Wadia dhe Gabriella Kuruvilla, tek italo-afrikanet Cristina Ali Farah dhe Gabriella Ghermandi. E vijon kështu lista me vajzat e brezit të dytë, si Randa Ghazi (“Oggi forse non ammazzo nessuno”, botimet “Fabbri”) dhe Sumaya Abdel Qader (“Porto il velo e adoro i Queen”, botime “Sonzogno”). Prej disa vitesh ekzistojnë edhe në katalogun e “Einaudi”-t: veç Ornela Vorpsit, gjendet edhe një tjetër shqiptare, Anilda Ibrahimi, pastaj edhe iraniani Hamid Ziarati dhe siberiani Nicolai Lilin, që mban rekordin e shitjeve.
“Secili prej tyre është një rast më vete. Ndonjëherë përdorin një italishte thuajse prefekte, e cila është mjaft e kërkuar. Ndonjëherë ia hedhin gjuhës me aftësinë e madhe të të treguarit. Janë shkrime që duhen dëgjuar me mjaft kujdes dhe unë jam për ruajtjen e tyre sa më shumë të jetë e mundur, por mbi të gjitha secili prej tyre është një shkrimtar që të bind për atë që është”, thotë botuesja Paola Gallo. E mes botuesve nuk ekziston vetëm interesi për të publikuar një fenomen sociologjik. Ajo që ka rëndësi në fund fare, me apo pa origjinë italiane, mbetet vetëm vlera letrare.