Kerkojne mesimin e gjuhes amtare dhe kthimin e emrave

Te drejtat e minoriteteve dhe pakicave kombetare edhe pse here pas here kane qene ne qender te vemendjes te shtetit shqiptar ne rajonin verior te vendit nuk shihen si njelloj si per pjesen tjeter te popullates. Banoret e ketij minoriteti kerkojne nga qeveria shqiptare por edhe nga ajo malazeze qe te angazhohen seriozisht dhe ti marrin ne konsiderate kerkesat e bera nga keto pakica kombetare si nje e drejte legjitime qe ka te beje me trashegimine e te pareve te tyre
Kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lumi i Bunes ne Shkoder
Kerkesat tona jane shume por me kryesorja mendojme se eshte ajo qe ne te fitojme ate qe kemi humbur vite me pare pra te na njihet prejardhja ajo e mbiemrave ashtu sic i kemi patur dikur. Tjeter gje qe kerkojme ne eshte edhe mesimi i gjuhes amtare. Problem ky qe ne e kemi ngritur edhe tek qeveria malazeze duke patur edhe mirekuptimin e qeverise shqiptare. Ne kerkojme qe te hapet edhe nje fakultet ne gjuhen malazeze i cila ka per ti sherbyer ketyre njerezve qe jane nje numer jo i vogel ne rrethin e Shkodres. Kjo do te thote qe edhe femijet te mesojne gjuhen meme ate qe kane patur prinderit dhe gjysherit e tyre. Shpresojme se do ta realizojme edhe kete objektiv thote Pavell Mihajli.
Kemi kerkuar gjithmone qe te na njihet origjina jone si malazeze dhe per kete ne kemi bere kerkese vazhdimisht. Njekohesisht kerkojme edhe qe te krijohen kushtet dhe mundesitee qe komuniteti yne te mesoje gjuhen amtare si nje e drejte themelore qe ka cdo komb shprehet Najada Podgorica.
Per momentin kerkesat tona nuk kane gjetur zbatim por shpresojme. Une them se cdo njeri ka te drejten e vet per me u shkollu ne gjuhen e nenes ashtu sic jane te gjithe gjuhet e huaja. Prandaj mundet qe te hapet nje shkolle e vecante qe te jete edhe me klasa si gjithe te tjerat. Ndersa per mbiemrat cdokush gjithmone sipas deshires ka te drejte qe te mbaje mbiemrin e vjeter sic e ka patur pra te kthehet ne origjine pasi perpara nuk eshte lejuar nga sistemi thote Hajrullah Shoshi.
Njohja e statusit te minoriteteve nje nga kushtet per afrimin me BE
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kalaja Rozafa
Sipas presidentit te shoqates se pakicave malazeze Alba-Montenegro Burhan Culiq keto kerkesa kane te bejne me identitetin e ketij minoriteti si nje nder kushtet kryesore te hyrjes ne Bashkimin Evropian Njera prej kerkesave tona eshte risjellja e mbiemrit pasi ne nje familje jane personat me mbiemra te ndryshem kjo eshte edhe ne nderin e dy qeverive asaj shqiptare dhe asaj malazeze. Ndersa per shkollen jemi ne bisedime dypaleshe. Per mendimin tim duhet te krijohet nje komision i posacem per te vendosur per arsimimin ne gjuhen tradicionale .
Te njejtin mendim ndajne edhe anetaret e shoqates homologe Moraca-Rozafa te cilet kerkojne qe te ruhen karakteristikat zakonet dhe traditat e tyre amtare si nje e drejte themelore qe u takon gjithmone sipas ligjeve ne fuqiNe kerkojme kthimin e emrave dhe mbiemrave tradicionale te cilet i kemi pasur me pare shprehet Zoran Ajkoja. Hapjen e shkolles ne gjuhen amtare thote Loreta Vaso. Financim te projekteve integruese kerkon Gani Mucic.
Shpresojne ne mbeshtetjen e qeverise shqiptare dhe asaj malazeze
Per presidentin e shoqates Moraca-Rozafa Pavllo Jako shteti shqiptar ka premtuar se kerkesat e shoqates do te behen pjese e takimeve mes dy qeverive dhe se cdo gje do te gjeje zgjidhjen e kerkuar pasi maredheniet mes dy vendeve jane shume te mira Pika kryesore e funksionimit te shoqates sone eshte ne sherbim te ruajtjes se identitetit nepermjet mesimit te gjuhes amtare. Ne kemi patur edhe nje proces tjeter diskriminues sic ka qene heqja e emrave dhe mbiemrave. Prandaj grupimi jone kerkon qe te kete te drejten ligjore per te nderruar emrin dhe mbiemrin njekohesisht. Ne kete kuader ne po hartojme projekte bilaterale ne menyre qe pakica jone te kete nje pozicion te caktuar ne jeten social politike te shtetit shqiptar.
Minoriteti serbo-malazez eshte i vendosur prej kohesh ne rajonin e Shkodres. Anetaret e ketij komuniteti njihen si serbo-malazeze me bindje fetare ortodokse dhe si podgoricane me bindje fetare myslimane. Numri aktual i familjeve minoritare serbo-malazeze eshte i vogel por ato ruajne karakteristikat dhe identitetin etnik celebrojne festat tradicionale ruajne zakonet traditat e kulturen e tyre amtare si dhe bashkeekzistencen me pjesen tjeter te popullates ne rajonin verior te Shqiperise.
Autor Leke Plani
Redaktoi. Angjelina Verbica