Sulmet ndaj Tripolit - Qeveria e Libise ben fjale per civile te vdekur

Me nje eskavator dhe thjeshte me duart e tyre banoret e Tripolit perpiqen me nxitim te menjanojne renojat e nje shtepie te rezuar. Ndertesa dy kateshe ne lagjen Al Arada te qytetit eshte shkaterruar gjate nje sulmi te NATO-s nga ajri.
Papritur degjohen thirrjet gjithnje e me te forta te njerezve te indinjuar. Fqinjet dhe forcat e shpetimit nxjerrin nje trup te pajete nga renojat. Sipas te dhenave te qeverise libiane kjo nuk eshte e vetmja viktime Ne nje spital aty prane reportereve perendimore u tregojne gjate nates disa kufoma nder to edhe dy femije te vdekur. Trupat e tyre te vegjel jane mbuluar nga pluhuri. Ato duhet te kene gjetur vdekjen nen germadha thote ministri i Jashtem i Libise Chaled Kaim. bdquoMe vetedije te plote dhe qellimisht jane vene ne shenjeter shtepi te civileve. Te pakten shtate vete kane gjetur vdekjen prej sulmit te NATO-s.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Korrespondentet njoftojne se ne qendren e qytetit te Tripolit rreth mesnates duke gdhire dita e diele 19.06 u ndie goditja e nje shperthimi te forte. NATO prej ditesh eshte duke bombarduar ne kryeqytetin e Libise objektiva qe konsiderohen si qendra te komandes se pushtetmbajtesit Muammar al-Gaddafi. Zedhenesi i qeverise libiane pretendon dicka tjeter dhe thekson se vdekja dhe shkaterrimi nuk jane propagande bdquoKjo nuk eshte gje tjeter vecse nje tjeter nate me vdekje terror dhe horror ne Tripoli qe shaktohet prej NATO-s. Tani e keni pare me syte tuaj se cfare katastrofe e tmerrshme po ndodh dita dites ne Tripoli.
Ende mungon konfirmimi i nje pale neutrale
Nese kufomat e treguara jane vertete nga godina e shkaterruar deri tani kjo nuk ka arritur te konfirmohet nga nje pale e pavarur. Gazetaret mberriten ne vendin e ngjarjes nje ore e gjysme pas shperthimit. Perpara dy javesh nje punonjes i te njejtit spital u pati dhene fshehurazi ne dore nje shenim te huajve. Ne te shkruhej Nje femije qe u deklarua prej regjimit te Gaddaf-it si viktime e nje sulmi te NATO-s ishte plagosur ne te vertete gjate nje aksidenti automobilstik.
Bildunterschrift
Por nese konfirmohet me te vertete qe te vdekurit dhe te plagosurit ne Tripoli jane viktima civile te nje sulmi nga ajri atehere ky nuk do te ishte gabimi i pare me pasoja vdekjeprurese i NATO-s Te shtunen 18.6. aleanca ushtarake perendimore kerkoi falje nga Brukseli per nje sulm te gabuar ndaj rebeleve ne Lindje te vendit. Njekohesisht zedhenesja e NATO-s Oana Lungescu e hodhi poshte akuzen per sulme te qellimshme ndaj civileve duke e cilesuar ate si monstruoze. Al-Gaddafi sulmon sistematikisht dhe brutalisht popullin e vet tha Lungescu. Ndersa NATO shpeton cdo dite jete njerezish.
Ne nje konference te shtunen 19.06 ne Kairo perfaqesues te nivelit te larte te organizatave nderkombetare diskutuan per luften ne Libi. Shefat e Liges Arabe te Unionit Afrikan te Konferences Islamike si dhe e ngarkuara e BE-se per Politiken e Jashtme Catherine Ashton u ulen se bahsku ne nje tryeze. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon u lidh permes nje videokonference. Te gjitha palet u shprehen per nje proces politik per zgjidhjen e konflitkit te Libi.
Autor Cornelia Wegerhoff / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi E. Xhani