E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon hetime për vdekjen e të birit

Nuk ka reshtur së trokituri në dyert e institucioneve të drejtësisë për gati 10 vjet radhazi. Kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së birit të tij. Por deri tani askush nuk i është përgjigjur Sadit Thaçit, babait të Ardianit, njërit prej pesë viktimave në trazirat e 4 shtatorit të vitit 2003, në Burgun e Dubravës.

Trazirat kishin ndodhur kur disa nga të burgosurit ishin rebeluar dhe po kërkonin kushte më të mira në burg.

Kur ekipet e burgut ndërhynë për të qetësuar situatën, disa të burgosur u vunë zjarrin disa dyshëkëve dhe më këtë rast u shkaktua një zjarr, i cili sipas raportit të hetuesisë së UNMIK-ut është shkaktar i vdekjes së pesë personave, shkruan Koha Ditore. 

Por Thaçi ka thënë se ai nuk është i bindur se zjarri është shkaktari i vdekjes së Ardianit.

Ai për këtë mban përgjegjës autoritetet e UNMIK-ut, të cilat në atë kohë menaxhonin burgun.

“Konventa e së drejtës për jetë, në Burgun e Dubravës u shkel shumë rëndë nga njerëzit që udhëheqnin dhe menaxhonin burgun”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se nuk dot ndalet derisa përgjegjësit e këtij rasti do të dënohen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›