E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e papërgjegjshme ndaj Kuvendit

Deputetët nga radhët e opozitës kritikojnë se ekzekutivi i vendit është shumë i papërgjegjshëm ndaj legjislativit, se nuk respektojnë Kushtetutën e vendit, e cila i obligon ata për të dhënë llogari.

Bajram Rexhepi, ministri i Brendshëm, vazhdon të jetë ministri më i kritikuar për papërgjegjësi. Hiq më mirë nuk qëndron as ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ndërkaq, kulminacionin e gjithë kësaj e ka arritur kreu i qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi, i cili sipas deputetëve, pos që është i papërgjegjshëm, ai është edhe injorues, shkruan Zëri.

Alma Lama, deputete nga Vetëvendosje, tha se ajo ka dy vjet që i shtron pyetje kryeministrit gjatë seancave dhe kurrë nuk merr përgjigje prej tij.

“Jo vetëm ministrat, por është edhe kryeministri, i cili injoron tërësisht Kuvendin. Unë personalisht kam dy vjet që i shtroj pyetje, e kurrë nuk marr përgjigje”, tha Lama.

Deputeti Rexhep Selimi nga radhët e Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit për punë të brendshme dhe siguri, tregon një rast kur ministri Rexhepi u kishte thënë anëtarëve të këtij komisioni: “Unë nuk ju jap juve llogari, sepse kam kujt t’i jap”, duke iu referuar kryeministrit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›