E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie helikopteri i ushtrisë, vdesin pesë anëtarët e ekuipazhit

Pesë anëtarë të ushtrisë së Afrikës së Jugut kanë vdekur nga rrëzimi i një helikopteri. Ai ishte duke patrulluar Kruger National Park të shtunën në mbrëmje duke kërkuar kontrabandistët e rinocerontëve. Patrullimi ishte rutinë dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen. Kontrabandimi i rinocerontëve është i shfrenuar në Afrikën e Jugut. Brirët e tyre shiten në Azi, ku mendohet se kanë qëllime medicinale, edhe pse nuk ka prova për ta mbështetur këtë gjë.

Gjenerali i Brigadës Xolani Mabanga bëri të ditur se helikopteri ra rreth orës 19.00 të së shtunës duke vrarë të pesë personat që ndodheshin në bord./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›