E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkonte pavlefshmëri zgjedhjesh për 4 qarqe, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankesat e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Lezhë, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës duke i konsideruar të pabazuara pretendimet për manipulim votash dhe kërkesat për përsëritje të zgjedhjeve.

Sipas Gjykatës Administrative, opozita nuk paraqiti prova të mjaftueshme apo bindëse që të vërtetonin shkelje serioze që mund të ndikonin në rezultatin përfundimtar.

Vendimet e Kolegjit konfirmojnë vlefshmërinë e rezultatit zgjedhor në këto tre qarqe dhe mbyllin çdo mundësi ligjore për përsëritje të procesit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›