E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabo te Jasharët

Kësaj here, Yves De Kermabo vendosi të bëjë një vizitë të befasishme në Skenderaj. Por nga udhëtimi i tij me helikopter, u bë publike vetëm gjysma e vizitës.
Nëse takimi i tij me kreun e policisë së Skenderajt u bë publik nga mediat, kreu i EULEX-it mbajti tërësisht të fshehur edhe një takim tjetër.

Të martën, pas takimit me Avni Zabelin, komandantin e stacionit policor në Skenderaj, Yves De Kermabo ka vizituar edhe Familjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Kreu i EULEX-it ka pasur një takim me Murat Jasharin, pjesëtar i familjes Jashari, të cilin zyrtarët e EULEX-it në Prishtinë e konfirmojnë, vetëm pasi u pyetën për këtë.

“Po, ka vizituar Familjen Jashari, por nuk ka asgjë të veçantë. Thjesht ka qenë një takim”, thotë Kristiina Herodes, një nga zëdhënëset e EULEX-it.

Por ajo nuk është në gjendje të sqarojë relevancën e këtij takimi dhe të japë përgjigje në pyetjen e thjeshtë përse De Kermabo nuk është takuar edhe me zyrtarët komunalë.

“Kjo vizitë është në kuadër të vizitave që z. De Kermabo ka bërë edhe në komunat e tjera si rasti i Dragashit para disa kohësh”, thotë Herodes.

I kontaktuar nga Expressi, Murat Jashari, personi me të cilin është takuar Yves De Kermabo, e konfirmon këtë takim, por jep përgjigje shumë të shkurtër.

“Z. De Kermabo është takuar edhe me mua, si përfaqësues i Familjes Jashari dhe kemi biseduar lidhur me Kosovën, për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës”, thotë Jashari, pa dashur të japë detaje të tjera, se cilat janë këto të mira.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›