Parkingjet e harruara

Tentativa e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa për të hequr tollovinë e veturave nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit duket se ka dështuar.
Një fakt të tillë e ka publikuar edhe INPO-ja me anë të një raporti i cili lidhet me punën e Komunës e Prishtinës që përfshin periudhën janar - prill 2010, ku konstatohet se shumica nga premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore nga kryetari Isa Mustafa, nuk janë përmbushur, ose janë përmbushur pjesërisht.
Në këtë raport, INPO-ja e ka përmendur edhe premtimin e kryetarit për një rrjet të organizuar të parkingjeve në gjithë qytetin dhe garazhe nëntokësore, premtim të cilin kjo organizatë e ka vlerësuar me notën zero si të përmbushur.
Por Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tregon se vitin e kaluar është shprehur interesimi për dy parkingje nëntokësore, njëri në qendër të qytetit dhe tjetri në afërsi të objektit të Komunës.
“Mirëpo Komuna nuk ka pasur buxhet, sepse siç dihet, këto kushtojnë shumë, kurse nuk ka pasur të interesuar për bashkëpunim, sepse këto parkingje kemi vendosur të bëhen me partneritet publiko-privat”, sqaron Gashi për Express, duke thënë se kryetari i ka dhënë këto premtime për t’i realizuar për një periudhë 4-vjeçare, jo 4- mujore.
Ai thotë se brenda një kohe do të identifikohen edhe hapësira të tjera për ndërtimin e parkingjeve të reja.
“Ndërkohë, Komuna ka bërë zgjidhje, që mbrapa Pallatit të Rinisë ka bërë një parking me një kapacitet për afër 1500 vetura. Ne e dimë që ky parking nuk është i mjaftueshëm, por përderisa të gjejmë një kompani e cila i ndihmon Komunës për të ndërtuar parkingje nëntokësore, nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë zëdhënësi Muhamet Gashi.
Përveç INPO-s, edhe Haki Ibrahimi, qytetar nga Prishtina, fajin kryesor ia lë kryetarit të Komunës për mosrealizimin e premtimit për çështjen e parkingjeve.
“Sa premtimin e ka dhënë kryetari për parkingjet, thosha nuk ka me të. Por deri sot nuk po shoh asgjë për realizimin e tyre. Do të ishte më mirë sikur premtimet të ishin më të realizueshme dhe mos të bëheshin vetëm sa për sy e faqe”, thotë Hakiu duke shpresuar që së shpejti kjo çështje të fillojë të rregullohet, pasi që kaosi vetëm sa shkon duke u rritur.
Ndërkohë, Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se mungesa e parkingjeve nuk e arsyeton kaosin e shkaktuar në kryeqytet.
“Shkaktarë ka shumë. Është numri i madh i veturave, pakujdesia e qytetarëve ku parkojnë veturat e tyre, mosrespektimi i shenjave ku mund të parkohen, e shumë faktorë të tjerë”, shpjegon Borovci. Por ai nuk e përjashton mundësinë që edhe mungesa e parkingjeve nuk është shkaktar i kësaj tollovie.
“Nuk po them që edhe parkingjet nuk ndikojnë në këtë çështje. Komuna i ka ato problemet e saj lidhur me menaxhimin e hapësirave publike. Por në të gjitha problemet që policia has në Prishtinë, i paraqet në Komunë, pastaj ata merren me zgjidhjen e tyre”, thotë Agron Borovci.
Nga ky muaj, Komuna pati marrë vendim që të gjitha makinat që duan të qarkullojnë brenda në kryeqytet, në vendin e vetëm që mund të parkohen është hapësira prapa Pallatit të Rinisë. Por ky vendim nuk është respektuar asnjëherë.