Rriten pagat
Të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, në fund të këtij muaji mund të marrin pagat e tyre me rritje prej 40 eurosh.
Ky vendim pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Qeveria tashmë ka siguruar 5 milionë euro që janë të nevojshme për rritjen e pagave për shërbyesit civilë në vlerë prej 40 eurosh, e që në Kosovë llogariten të jenë 15 e 500 të tillë.
Gazeta ka siguruar një propozimvendim, ku thuhet se nga 1 maji i këtij viti, të gjithë shërbyesit civilë do të përfitojnë nga 40 euro shtesë.
Në këtë propozimvendim thuhet se shtesa prej 40 eurosh do të bëhet për tetë muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat e shërbyesve civilë, i cili rregullon statusin e shërbyesve civilë.
Por këtë shtesë nuk do ta gëzojnë diku rreth 6 mijë shërbyes civilë, të cilët marrin çfarëdo lloj shtese mbi pagën bazë.
Mursel Zymberaj, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës thotë se mirëpret këtë propozimvendim të Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se kjo ngritje ka qenë rezultat i dialogut social që ka pasur me të gjitha nivelet qeveritare, parlamentare e të tjera.
Ai thotë se vetëm nga muaji shkurt deri në maj si Sindikatë kanë realizuar më shumë se 50 takime me zyrtarë të Qeverisë, Kuvendit, deputetë, komisione parlamentare e të tjerë.
“Si rezultat i bashkëpunimit, dialogut dhe mirëkuptimit me zyrtarë qeveritarë e parlamentarë, kemi arritur që për shërbyesit civilë të ketë një shtesë apo ngritje të pagave për 40 euro”, thotë Zymberaj për Express.
Pas nënshkrimit të këtij vendimi, pritet që Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Financave të bëjë implementimin e saj.