Kermabon: Drejtësia në Kosovë, fillim të suksesshëm
Ai tha se Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it - mision i cili të mërkurën shënon 9 mujorin e fillimit të punës - ka filluar të luajë një rol kyç për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe profesional të drejtësisë në Kosovë. Statistikat e fundit të lëshuara nga misioni - siç thuhet në një komunikatë të Zyrës për Informim të EULEX-it - tregojnë për një fillim mbresëlënës të punës së Komponentit të Drejtësisë.
Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e EULEX-it duke punuar vetë ose me kolegët e tyre vendorë janë përfshirë në 467 ndjekje penale. Në rastet e ndjekura penalisht përshihen ato të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës, terrorizmit, krimeve ndëretnike, kontrabandimit të armëve dhe drogës, si dhe vrasje.
Gjyqtarët e EULEX-it deri më tani kanë dhënë më shumë se 100 vendime gjyqësore në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore, duke përfshirë aktvendime/urdhëresa dhe aktgjykime. Zyra e EULEX-it për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) ka kryer 88 operacione në terren (duke përfshirë 45 zhvarrime) dhe familjeve u ka dorëzuar 61 mbetje mortore që nga muaji dhjetor 2008.
“Siç tregojnë edhe statistikat, Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme. Duke punuar së bashku me kolegët e tyre vendorë, ata janë duke ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të pavarur, profesional dhe shumetnik të drejtësisë. Duhet pas parasysh se EULEX-i është bërë plotësisht operacional në prill të këtij viti, që i bënë këto statistika edhe më mbresëlënëse”, tha de Kermabon.
“EULEX-i është i vendosur të zbatoj sundimin e ligjit për të mirë të të gjithë popullit të Kosovës. Komponenti ynë i Drejtësisë është duke luajtur një rol kyç në këtë, dhe pavarësisht nga sfidat e së ardhmes, do të vazhdoj të punoj me zell dhe në mënyrë të pavarur në të mirë të të gjithëve”, potencoi ai. Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it është njëri nga tre komponentët e EULEX-it. Dy komponentët e tjerë janë ai i Policisë dhe ai i Doganave. (Telegrafi/start)