Ministri Gashi vizitë zyrtare në Turqi
Gjatë qëndrimit në këtë shtet, ministri Gashi do të nënshkruajë me autoritetet qeveritare të Republikës së Turqisë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet në Ankara në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit reciprok midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, inkuarjon kooperimin në fushën e shëndetësisë dhe të mjekësisë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në mënyrë specifike, sipas kësaj marrëveshjeje, pala turke do të ofrojë trajtim pa pagesë për 100 (njëqind) pacientë nga Kosova në vit në këtë shtet, të cilët nuk mund të trajtohen në spitalet e Kosovës. Përzgjedhja e pacientëve - siç theksohet në komunikatë - do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, e cila obligohet të mbulojë biletat e udhëtimit të pacientëve, kurse ministritë e dy shteteve, obligohen të ofrojnë kushte për implementimin e plotë të marrëveshjes.
Gjithashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informatave midis dy ministrive, shkëmbimin e përfaqësuesve dhe specialistëve shëndetësor, inkurajimin e pjesëmarrjes së specialistëve në konferenca dhe takime shkencore të organizuara nga palët si dhe lloje të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe shkencat e medicinës, bazuar në marrëveshje reciproke.
Marrëveshja hyn në fuqi datën e kompletimit dhe shkëmbimit të vërtetimit diplomatik mbi ratifikimin e secilës palë dhe nga ai moment, ajo do të mbetet në fuqi për një periudhë 5 vjeçare. Gjatë qëndrimit në Turqi, përveç takimit me autoritetet shëndetësore të shtetit turk, ministri Alush Gashi, pritet të ketë takime dhe të niveleve të tjera. (telegrafi/ start)