PD: Po cenohet kredibiliteti i zgjedhjeve
“Kjo në veçanti përjetohet, jo vetëm nga partitë politike, por dhe nga qytetarët e thjeshtë, duke qenë të shqetësuar me perfomancën tejet të pasigurt dhe jobindëse të KQZ-së, duke vënë në dyshim fuqinë e KQZ-së si një organ që ka integritet, kompetencë dhe pavarësi në veprime, që do të siguronte një proces normal zgjedhor, transparent dhe të besueshëm.PD uron që KQZ dhe kryetarja e tij, të gjitha sfidave që i kanë përballë si dhe pritjeve të qytetarëve dhe politikanëve, që u kanë besuar këto lloj përgjegjësish, do t’u përgjigjen me qetësi dhe maturi të shtuar, konform ligjit dhe të pandikuar politikisht nga askush, e aq më pak nga pushteti ekzekutiv”, tha nënkryetari i kësaj partie prof.dr.Safet Merovci.
Ai tha se një nga sfidat kyçe të KQZ-së është ballafaqimi me realitetin e hidhur në veri të Kosovës, “sepse tensioni politik dhe psikologjik që po mbretëron në Mitrovicë me rrethinë, tonet e ngritura të partive “rivale” që këto ditë krijuan shumë tymnajë mediatike, kërkon nga KQZ-ja që ta pasurojë propozimin e Komisionit komunal zgjedhor në Mitrovicë që krahas 17 qendrave votuese, me 100 vendvotime, të përfshihen edhe qendra të reja votimi dhe vendvotimi në pjesën veriore të Kosovës, përtej lumit Ibër, në Lagjen e Boshnjakëve, në “Kodrën e Minatorëve”, te “Kroi i Vitakut” dhe në Qendër-ish Stacioni Policor. Partia e Drejtësisë është e bindur se KQZ e meriton përkrahjen e partive politike, të presidentit dhe të kryeministrit, të qytetarëve, të OJQ-ve dhe, veçmas KQZ-së i duhet përkrahja e sinqertë dhe pragmatike nga bashkësia ndërkombëtare, në këtë drejtim”.