Kermabon: Nuk do përdoret forcë për EULEX-in
PRISHTINE- Shefi i misionit civil të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX, Yves de Kermabon deklaroi se vendosja e EULEX në tërë territorin e Kosovës, është vetëm cështje kohe dhe se nuk do të përdoret forca.
"Mendoj se mirëkuptimi për misionin tonë është vetëm çështje kohe. Një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe serbëve e përkrahin misionin e EULEX-it, por mendoj se kjo është më shumë çështje politike se sa teknike", ka thënë Kermabon për shtypin e Beogradit.
Ai shtoi se se dislokimi i misionit nuk do të jetë kusht i ri për avancimin e Serbisë drejt BE-së.
(s.g/BalkanWeb)