E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, mjekët ndërpresin grevën, sot nisin punën

Sistemi i shëndetësisë ndërpreu grevën pasi firmosi marrëveshje me qeverinë e Kosovës. Marrëveshja parasheh rritje të pagës dhe procedimin për nisjen për miratim të sërë ligjesh të ndërlidhura me shëndetin publik. 

PRISHTINE- Bluzat e bardha të Kosovës mbyllin në orët e vona të mbrëmjes së të martës grevën e filluar një ditë parë. Sindikata e shëndetësisë njoftoi se ishte arritur marrëveshje me institucionet e Kosovës.
Marrëveshja parasheh që nga janari pagat të rriten për 44 euro dhe kjo rritje nuk do vlejë vetëm për tre muaj siç ishte paraparë, por edhe për vitet në vijim.
Gjithashtu qeveria do të fillojë menjëherë procedimin për miratimin e një sërë ligjesh të ndërlidhura me shëndetin publik.

Greva e punonjësve të sistemit të shëndetësisë filloi dy ditë më parë. Mbi 7 mijë e 100 punonjës të shëndetësisë refuzuan të punonin ndërsa u trajtuan vetëm rastet urgjente. Mjekët kërkonin rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Përfundimit të grevës i parapriu takimi i sindikalistëve të shëndetësisë me kryetarin e Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e shëndetësisë Alush Gashin.

(s.g/BalkanWeb)
 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›