Nga sot shtetet e Beneluksit njohin pasaportën e Kosovës
PRISHTINE- Që nga dita e sotme Mbretëria e Belgjikës, Mbretëria e Holandës dhe Principata e Luksemburgut do të pranojnë pasaportat e Republikës së Kosovës. Në një njoftim të dërguar nga zyra e Belgjikës në adresë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se “Që prej ditës së sotme qytetarët do të mund të marrin viza për Belgjikë e Luksemburg, ndërsa për Holandën vizat tani për tani do të mund të merren në ambasadën e këtij shteti në Shkup.
Zyra e Belgjikës në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kanë rënë dakord që zyrtarët të cilët udhëtojnë në Bruksel me pasaporta diplomatike, për qëllime biznesi ose me ftesë të institucioneve të Bashkimit Evropian apo të NATO-s, të pajisen me viza me procedura të shpejtuara.
(s.g/BalkanWeb)