E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK: Deklarata e PDK-së për kamerat është një tallje

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, në një konferencë për mediat të dielën, deklaroi se PDK-ja ka frikë nga instalimi i kamerave, dhe deklaratat e saj janë tallje me qytetarët e Kosovës, Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), partitë politike, por edhe me vetë simpatizantët e PDK-së.  

"Kamerat nuk janë as të pozitës e as të opozitës. Kamerat filmojnë procesin çka po ndodh, por filmojnë edhe ata që duan të vjedhin vota nëse dikush dëshiron të vjedhë vota, atëherë frikësohet prej kamerave dhe është e qartë se kush po frikësohet në Kosovë prej kamerave, është vetë PDK-ja", ka thënë Ramadani.

Për më tepër, sekretari i përgjithshëm i AAK-së kërkoi që PDK-ja qysh nesër të parashtrojë kërkesën zyrtare në KQZ për vendosjen e kamerave, për të konfirmuar se kërkesa e saj është serioze.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›