Të dënuarit e Sopotit, familjarët kërcënojnë me grevë
Kjo ka ndodhur, pasi që po zvarritet çështja e dhënies së çertifikatave për qasje në informata me karakter të klasifikuar. Deputetët shqiptarë anëtarë të këtij komisioni nuk janë pajisur me këto çertifikata, ndërsa Drejtoria për sigurimin e informatave të klasifikuara ka bërë të ditur se procedura për dhënien e çertifikatave zgjatë deri në gjashtë muaj.
Rrahman Limani, një bashkëfamiljar i të dënuarëve kërkon që sa më shpejt të fillojë komisioni, sepse përndryshe ata do të ndërmarrin hapat e tyre përpara Qeverisë dhe Parlamentit. “Kjo mund të ndodhë që pas muajit të Ramazanit të ngujohemi para institucioneve, sepse nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër. Tash për tash edhe afatet po tejkalohen sepse na thanë se më 31 tetor është afati përfundimtar për grumbullimin e fakteve nga grupi punues”, ka theksuar Limani.
Sipas tij, ata po ndjehen të zhgënjyer dhe të pasigurtë lidhur me këtë nismë, e cila tani siç thonë ata, tani po fillon të anashkalohet. Deri tani grupi i punës i përbërë nga deputetë të partive politike, Avokati i Popullit, MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë si dhe familjarë nga Sopoti nuk ka caktuar edhe kryesuesin e këtij grupi, i cili më tej do të koordinojë dhe organizojë punën e përgjithshme të grupit punues.
Kryetarja e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarit, Vesna Bendevska paralajmëroi që grumbullimi i fakteve dhe argumenteve të përfundojë deri në fillim të muajit nëntor, por tani për tani procedurat po prolongohen për shkak të zvarritjeve të grupit të punës. (ina/start)