De Biazi: Nuk është dështim, nëse nuk shkojmë në Botëror
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, thotë se nuk duhet konsideruar dështim, nëse Shqipëria nuk kualifikohet në Botërorin brazilian. Ai e vë theksin te një projekt 4-vjeçar që përfshin edhe eliminatoret "Francë 2016?, çka do të thotë se para miqësores me Armeninë, në gusht rinovimi i tij me kuqezinjtë do të jetë i sigurt. Xhani De Biazi mori përsipër rreth një vit e gjysmë më parë drejtimin e kuqezinjve dhe ka rritur më shumë se kurrë shpresën për të kualifikuar në një Kampionat Botëror. "Shqipëria mund t'i afrohet Botërorit, por nëse nuk merr pjesë në të, nuk do të ishte katastrofë. Dukshëm Kombëtarja shqiptare ka bërë progres. Të vijojmë me progres, për të shkuar pastaj te qëllimi madhor, pjesëmarrja në një kompeticion të madh", - thotë De Biazi.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)