Kerry: Të vendosur për Sirinë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ushtruar presion gjatë së enjtes, kundrejt koalicionit opozitar të Sirisë dhe qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, për tu ulur në negociata mbi një zgjidhje paqësore të luftës civile të vendit, duke thënë se nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake.
Ka vetëm një zgjidhje politike, e cila ka nevojë për një lidership të fortë, që ti ulë palët në tavolinë, tha Kerry ndaj reporterëve, gjatë vizitës së parë të tij në OKB, si kryediplomat i Shteteve të Bashkuara.
Duke pasur në krah Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, Kerry tha se ka siguruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se administrata e Obama-s mbetet e angazhuar për një kohë të gjatë, edhe pse të vonuar dhe ende të papërcaktuar, ndaj një konference për paqe të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Ne do të përpiqemi në maksimumin tonë, që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Kerry.
Ban përforcoi thirrjen e Kerry-t për bisedimet e paqes, duke thënë se ai, së bashku me të dërguarin në Siri, Lakhdar Brahimi, nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të thirrur takimin e Gjenevës, së shpejti. Duke pohuar se numri i të vdekurve në Siri tashmë i ka kaluar të 100 mijë, Ban bëri thirrje për dhënien fund të veprimeve ushtarake e të dhunshme