E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje shkon ne 78 numri i viktimave nga dalja e trenit nga shinat

Aksidenti hekurudhor në Spanjë ka shkaktuar deri tani 78 viktima. Në tragjedinë e ndohur në Santiago në veri të Spanjës, shkaku kryesor ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën treni ka hyrë në një kthesë ku limiti i shpejtësisë ishte 80 kilometra në orë. Në bord ndodheshin 218 persona. Dhjetë nga vagonat e trenit që udhëtonte me një shpejtësi prej 190 kilometrash në orë kanë dalë nga shinat. Disa janë rrotulluar dhe më pasë kanë marrë flakë ndërsa disa të tjerë janë përplasur në ndërtesat aty pranë.
Bilanci i viktimave është më i rëndi në një aksident hekurudhor në Spanjë në këto 40 vitet e fundit. Nga 131 të plagosurit, 20 janë në gjendje të rëndë dhe pesë prej tyre në gjendje kome.
Qeveria rajonale e Galicias ka shpallur shtatë ditë zie, ndërsa në Spanjë do të jenë tre.
Ndërsa janë dy hetimet që kanë nisur menjëherë për ngjarje, i pari nga prokuroria dhe i dyti nga një komision i ministrisë së infrastrukturës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›