Kësaj i thonë të jetosh vërtet lart, në majë (FOTO)
Do ju kushtojë 60 mijë dollarë në muaj që të merrni me qira penthouse-n e projektuar nga Frank Gehry, por do keni pamjen më spektakolare në New York, në mos në mbarë botën.
Qiellgërvishtësja New York by Gehry është godina rezidenciale më e lartë në të gjithë hemisferën veriore.
Në katin e 76-të ka tre apartamente me qira, ato me tre dhoma gjumi kushtojnë 45 mijë dollarë në muaj, ajo me katër dhoma shkon në 60 mijë. Këto janë të vetmet apartamente që interior-i i tyre është projektuar nga vetë arkitekti me famë botërore, Frank Gehry, që ka projektuar edhe këtë qiellgërvishtëse kaq të bukur.















