Përpjekjet e saj për vëmendje u shpërblyen (FOTO)
Martesa e saj bëri bujë për faktin se ajo ishte 17 vjeçe, kurse ai 51. Courtney Stodden i befasoi të gjithë kur u martua me aktorin 51 vjeçar, Doug Hatchinson, që ka luajtur në filma si Green Mile apo serialin Lost.
Pas martesës, ajo ishte rregullisht e pranishme në media. Arsyeja? Thjesht ekspozohej më shumë se çduhej. Përpjekjet e saj të dëshpëruara për të tërhequr vëmendjen janë shpërblyer. Tanimë adoleshentja do ketë një realit show të sajin.
A do ketë njerëz që do e shohin atë çdo ditë?
Përderisa e kanë shfletuar në revista e gazeta, pse jo.
Ajo u martua në Las Vegas. Ligji aty kërkon që të jesh mbi 18 vjeç për tu martuar. Por nëse ke miratimin e prindërve, mund të martohesh edhe 16 vjeçe.





