Këshill ndërakademik për të shqyrtuar enciklopedinë fyese të Maqedonisë
22/03/2012 “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. “Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si njerëz malorë...”. Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia e re maqedonase, e botuar disa vite më parë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që prej kohës kur u botua shkaktoi reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni.
Tanimë, një Këshill i përbërë nga 10 anëtarë, pesë të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (AMSHA) dhe pesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë (ASHASH) do të shqyrtojë Enciklopedinë fyese të Maqedonisë, botuar para pak viteve. Kryetari i ASHASH, Gudar Beqiraj, thotë se këshilli do të mbajë mbledhjen e parë pas një muaji. “Vendosëm të ngremë një Këshill të përbashkët, me grupe nga Shqipëria dhe Maqedonia, i cili do të diskutojë të gjitha problemet”, sqaron ai. Sipas Beqirajt, tashmë kanë mbetur vetëm çështjet teknike. Do të caktohen emrat e anëtarëve të Këshillit që do të merren me këtë çështje, ndërsa takimi i parë i këtij Këshilli do të jetë në muajin prill.
Sipas akademikëve maqedonas, enciklopedia përfshin edhe të kaluarën e bashkësive etnike në Maqedoni, që nga historia e hershme e deri në ditët e sotme dhe për këtë kanë qenë të angazhuar edhe historianë shqiptarë. Një nga emrat e redaktorëve të botimit, është edhe ai i historianit, Shukri Rahimi, për të cilin nga Akademia thonë se ka punuar në pjesën e historisë shqiptare, por ai vetë nuk pranon të lidhë emrin e vet me këtë Enciklopedi. Ai thotë se që në fillim refuzoi të ishte pjesë e grupit punues dhe se për vendosjen e emrit të tij aspak nuk është konsultuar. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë në radhët e saj ka edhe tre akademikë shqiptarë. Redaksia e re e Enciklopedisë, e formuar një vit më parë, e ka ndalur punën për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Ndërkaq, enciklopedia fyese vazhdon të shitet dhe të shpërndahet.