Keshillat e Ibrahimovicit

Pas 13 xhirove ne Serie A Milan gjendet ne krye te tabeles ndersa nje ndeshje para permbylljes se fazes se grupeve ne Ligen e Kampioneve e ka siguruar kualifikimin per ne rrethin e dyte te gares. Per kete me meritori eshte Zlatan Ibrahimovic.
Edhe pse ekipi nuk mund te mburret me lojen e tyre sulmuesi suedez me golat e tij ka luajtur rol vendimtar ne fitoret e ekipit.
Ai me lehtesi po shenon edhe perballe mbrojtjeve te ekipeve te klasit boteror ndersa ne nje interviste te tij me magazinen FourFourTwo Ibrahimovic eshte munduar te shpjegoje gjashte keshillat me te rendesishme te cilat duhet t146i kete parasysh nje sulmues i kalibrit te tille. Gjithcka tingellon shume thjesht.
1. Sulmuesi i cili nuk di ta mbroje topin nuk eshte sulmues
Duke perdorur fuqine e kraheve te shpines dhe duarve e mbroj topin. Kjo eshte shume me rendesi per shkak se u mundeson bashkelojtareve te me bashkohen ne sulm. Me pastaj detyra ime eshte te lexoj situaten dhe te sherbej te ai qe eshte ne poziten me te volitshme. Sulmuesi duhet te dije ta mbroje topin perndryshe nuk eshte sulmues.
2. Duhet te gjeni nje vend ne fushe ku e pranoni topin
Nganjehere i afrohem mesit te fushes per te pranuar topin ndersa ne ndonje rast tjeter qellimisht terhiqem nga loja per te nxjerre nje mbrojtes dhe te krijoj hapesire per te tjeret. Me rendesi eshte te sakrifikoheni per ekip.
3. Sulmuesi i vertete gjithmone leviz para mbrojtesit
Hapi i pare shpeshhere eshte vendimtar. Nese e beni para mbrojtesit jeni ne perparesi te madhe. Une ne ate segment nuk jam edhe aq i mire. David Trezeguet e ekzekutonte pothuajse ne perfeksion. Ai ka instinkt te jashtezakonshem ne perceptim se ku do te vjen topi.
4. Loja pa top eshte po aq e rendesishme sa loja me top
Gjithmone shikoj qendrimin e futbollisteve ne fushe para se ta pranoj topin ne menyre qe kur ta kem ate ne posedim e di se ku jane te tjeret. Saktesisht e di se ku do te shkoje secili.
5. Psiqikisht te pergatiteni per futbollistet e 145ndyte146
Duke pasur parasysh se jam me i fuqishem fizikisht se shumica e mbrojtesve ata perdorin gjithcka qe kane per te me ndalur. Me shtyjne me godasin dhe nganjehere eshte veshtire ta pranoni. Per kete eshte me rendesi qe sulmuesi te jete i pergatitur psiqikisht per te gjitha.
6. Me fyejne por duhet ta perballoj
Me thone gjithcka ne fushe qe jam cigan qe jam keshtu e ashtu...Por duhet te kuptoni se kjo eshte pjese e taktikes se tyre qe t146ju provokojne. Profesionistet e vertete nuk duhet t146i lejojne vetes te bien ne provokime te tilla.