E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati hollandez humbet PSV Eindhoven

NAC Breda shtang kryesuesit e kampionatit holandez te PSV Eindhoven duke i humbur mundesine e shkeputjes me 6 pike nga ndjekesit pas fitores 4-2. Dy here ne disavantazh Breda permbys gjithcka me golat e Leonardos dopieten e Amoah dhe golin e Ali Boussaboun.

Takimi ka filluar mire per PSV qe merr avantazhin pas 15 minutash loje me Jonathan Reis por barazimi fiksohet nga Leonardo. E megjithate Eindhoven duket se ka forca per te fituar dhe Dzsudzsak kalon serisht kryesuesit ne avantazh ne minuten e 33. Por Breda reagon dhe dy golat e Amoah dhe rrjeta e Boussaboun fikson rezultatin qe nuk ndikohet as nga dalja me karton te kuq e Luijckx ne minuten e 74. ky sukses e ngjit Breda ne vendin e 10 me 22 pike ndersa komplikon lidershipin e PSV Eindhoven pavaresisht se Ajax do te luaje ndeshjen e pare pa kapitenin Suarez i denuar me 7 ndeshje per kafshimin ndaj lojtarit te PSV Otman Bakkal javen e kaluar.

Edhe ne Belgjike thyhen kryesuesit e kampionatit. Ghent mund Racing Genk ne shtepi 2-1 ne nje ndeshje qe u vendos qe ne pjesen e pare. Torben Joneleit ka hapur serine e golave per vendasit pas vetem tre minutash me nje goditje te sakte me koke por nje gabim difensiv rifut ne loje Ghent qe barazon rezultatin pas 11 minutash loje. Arbitman shenon edhe golin e dyte personal ne minuten e 32 duke kaluar Ghent ne avantazh. Edhe me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te Marko Suler ne minuten e 57 miqte arrijne te ruajne fitoren qe i ngjit ne vendin e trete me 32 pike kater pike larg kryesuesve.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›