Shkelqimi i Ternocit ne Serbi
Perderisa ne Kosove dhe Shqiperi vazhdon te flitet per formimin e liges unike skuadrat shqiptare nga Lugina e Presheves Kosova lindore po shkelqejne ne futbollin serb. Behet fjale per skuadrat KF Ternoci e AS nga Bujanoci dhe Hajduku e Bukuroca nga Presheva.
Keto kater skuadra bejne pjese ne Ligen e Peste te Serbise perkatesisht ne ligen e rrethit te Pcinjes. Keto skuadra e bejne nje gje te tille pa kurrfare problemi. Ato nuk kane hasur asnjehere ne ndonje provokim apo problem tjeter gjate garave.
Pjesemarrja e ketyre ekipeve ne kete lige nuk eshte vetem sa per sy e faqe. Ngase KF Ternoci eshte shpallur kampion vjeshtor duke kryesuar bindshem tabelen ne kete lige me 37 pike te tubuara prej tyre 12 fitore 1 barazim dhe nje humbje nje xhiro pa perfunduar sezoni vjeshtor.
Nje fakt interesant eshte se ekipi nga Bujanoci debutoi kete vit ne kete lige. Puna sistematike dhe loja kolektive e lojtareve duke mos e lene anash disiplinen ne fushe jane celes i suksesit te ketij ekipi. Dhe sukseset e arritura ne vjeshte kane bere qe ketij ekipi t146i shtohen apetitet.
Sipas trajnerit Sedat Pajaziti Ternoci nuk do te ndalet me kaq. 147Ne pranvere do te na kthehen edhe disa lojtare. Me fondin e lojtareve qe kemi mendoj se kemi kapacitet qe te ngjitemi per nje pse jo edhe per dy rangje me lart148 theksoi per Express Pajaziti.
Shumica e futbollisteve te Ternocit jane te rinj rreth 17 vjec te cilet kane dale nga shkolla e futbollit e ketij klubi. KF Ternoci eshte themeluar ne vitin 1976. Aktivitetet e ketij klubi nuk ishin nderprere asnjehere nga gjenerata te ndryshme dhe gjithnje kishte rezultate dhe organizim te persosur nga ana e stafit te klubit.
Gjate viteve 95-99 Ternoci garoi ne Ligen e Dyte te Kosoves dhe kishte suksese te mira. Ne vitin 2001 ky ekip nen udheheqjen e trajnerit te ndjere Rexhep Adili hapi shkollen e futbollit me grupmosha te ndryshme.
Drejtori Nexhat Aliu tregon se KF Ternoci pas luftes nuk ka marre asnje oferte nga Federata e Futbollit e Kosoves FFK per te garuar ne kampionatin e Kosoves. Mirepo duhet cekur se grupmoshat e reja te ketij ekipi garojne ne rrethin e Gjilanit.
147Pasi nuk morem oferte nga FFK vendosem te marrim pjese ne kete lige per arsye se keta te rinj qe sot kane nga 16-18 vjet kane arritur nje teknike te mjaftueshme per ta treguar talentin e fituar nen udheheqjen e trajnerit te licencuar Sedat Pajaziti. Per te mos e lene anash shkollen dhe talentin e ketyre djelmoshave vendosem te garojme ne kete kampionat148 nenvizoi Adili i cili e falenderon edhe tifozerine e ketij klubi 147Agallaret148 per perkrahjen e vazhdueshme qe ia bejne ekipit te tyre te zemres.
Kur jemi tek 147Agallaret148 ky grup i flakte tifozesh eshte formuar me pjesemarrjen e KF Ternocit ne kampionat. Sipas kryetarit te kesaj tifozerie Betim Ejupi ky grup permban gjithsej 200 anetare. 147Ndeshjet ne terrenet tona i ndjekim gjithmone mbi 1500 veta por edhe jashte vendit jemi nje numer mjaft i madh qe jemi te rregullt ne cdo loje148 tregon ai.
Ejupi beson se KF Ternoci do te arrije rezultate pozitive edhe ne te ardhmen me ndihmen e tifozeve 147Agallaret148 te cilet njihen ne tere Serbine per disiplinen dhe animin korrekt. Ai premton se 147Agallaret148 nuk do ta lene kurre vetem ekipin e tyre te zemres.