Keshillat jo te mjaftueshme per pacientet me infarkt
Njerezit qe pesojne infarkt shpesh duhet te bejne ndryshime ne jeten e tyre per te jetuar me gjate ata duhet te mbajne peshen nen kontroll dhe te bejne rregullisht ushtrime fizike. Por pak paciente jane ne gjendje ta bejne kete prandaj shume prej tyre shtrohen shpesh ne spital apo vdesin me shpejt. Studiuesit ne ikago mendojne se nje edukim me i mire i pacienteve mund te rezultoje ne nje kontroll me te mire te shendetit.
Ne Shtetet e Bashkuara infarkti eshte shkaku me ne rritje i shtrimit ne spital. Edhe ne vende te tjera shume njerez vuajne nga kjo semundje.
Statistikat e Organizates Boterore te Shendetesise tregojne se te pakten 17 milione njerez ne mbare boten vdesin cdo vit nga semundje kardiovaskulare duke perfshire infarktin.
E thene thjesht infarkt do te thote se zemra nuk pompon gjak te mjaftueshem per te perballuar nevojat e trupit. Me kalimin e kohes zemra dobesohet derisa nuk mund te pompoje me gjak.
Katie Coffee vuan nga infarkti dhe perpiqet te ndjeke keshillat e mjekut.
Ndjehem me mire. Kam bere mjaft ecje dhe sa me shume eci aq me mire ndjehem.
Mjeket thone se edukimi i pacienteve me infarkt per tu kujdesur per veten eshte celesi ne suksesin e trajtimit te semundjes.
Kujdesi per veten perfshin marrjen e ilaceve ne kohe kufizimin e kripes ne ushqim pakesimin e pijeve alkoolike fiskulturen e rregullt kontrollin e peshes dhe lenien e duhanit.
Studimet tregojne se 50 deri ne 80 perqind e pacienteve me infarkt nuk e ndryshojne menyren e te jetuarit. 30 deri ne 60 perqind nuk i marrin rregullisht ilacet. Mjeket thone se arsyeja per kete nivel kaq te larte te te prekurve me infarkt eshte se pacientet ndjehen te mposhtur nga veshtiresia per te ndjekur keshillat e mjekut.
Mjeku James Calvin dhe studiues te tjere donin te shihnin mundesite per te ndihmuar keta paciente.
Donim te shihnim ne se mund te ndryshonim sjelljen e pacienteve permes edukimin si dhe permes ndihmes per te mesuar teknikat e menaxhimit te vetvetes.
Disa paciente me infarkt moren materiale per te lexuar nga Shoqata Amerikane e Zemres. Te tjere morren pervec tyre edhe konsultime.
47 perqind e pacienteve ishin femra 40 perqind ishin pakica keshtu qe menduam se kishim nje grup pacientesh qe perfaqesonin popullaten e pacienteve me infarkt ne Shtetet e Bashkuara.
Gjate studimit mjeket nuk pane ndryshim te madh mes dy grupeve. Ne te dyja grupet rreth 40 perqind e pacienteve u shtruan ne spital ose gjeten vdekjen. Ndersa rezultatet ishin shkurajuese studiuesit pane se disa paciente dolen te perfituar.
Profesorja Lynda Powell eshte nje nga studiueset. Ajo drejton departamentin per mjekesine parandaluese ne Qendren Mjekesore te Universitetit Rush.
Keshillat per shendetin ishin inkurajuese per pacientet me te ardhura te ulta ndersa edukimi solli perfitime per pacientet me te ardhura te larta.
Zonja Powell thote se studimi tregoi se kujdesi me i madh ndaj nevojave specifike te grupeve te ndryshme te pacienteve mund te kete ndikime. Mjeket synojne te studiojne tani efektet e nje kurimi te hartuar ne baze te te ardhurave te pacienteve.Studimi u publikua ne Revisten e Shoqates Amerikane te Mjekesise.