E Diel, 1 Nëntor 2026

Serialet televizive Rubicon dhe A Team Karla Bruni ne filmin Mesnate ne Paris

Rubicon eshte seriali televiziv i cili pritet te dale kete te djele ne ekranet amerikane. Ne qender te tij eshte nje psikolog i cili perballet me gjendjet emocionale te punonjesve te sherbimeve sekrete. Nderkaq seriali i njohur televiziv A Team vjen ne trajten e nje filmi artistik per ekranin e gjere.

Filmi i njohur televiziv i viteve 1980 A team eshte realizuar per ekranin e gjere nga regjizori Xho Karnahen. Aktoret e filmit moren pjese ne premieren londineze. Liam Neeson Bradley Cooper Quinton Jackson Sharlto Coplay dhe Jessica Biel u priten nga mijera adhurues ndersa benin parakalimin e tyre tradicional ne tapetin e kuq.

Regjizori i filmit Joe Carnahan thote se atij i pelqejne sfidat qe i shtroi perpara realizmi i ketij filmi.

Ky film nuk ishte si filmat e tjere qe kam realizuar prandaj per mua ishte nje lloj sfide me ate cka kisha realizuar deri me tani tha ai.

Kandidati i cmimit Oscar Liem Nesen qe ka ne film rolin e Col. John Hannibal Smith thote se ai nuk eshte si karakteri i filmit Nuk jam shume i mire per te bere plane ne jeten e perditshme thote ai. Aktori Bradley Cooper i cili interpreton Lietnantin Templeton Faceman Peck thote se i pelqen karakteri i personazhit te tij per forcen faktin qe nuk ka frike nga vdekja dhe energjine ne fushe beteje.

Aktorja Jessica Beil interpreton ne kete film kapitenen Karisa Sosa ndersa eksperti i arteve marciale Quinton Jackson eshte ne rolin e B.A. Baracus.

Karla Bruni ka nisur xhirimet e fimit te regjizorit Woody Allen me titull Mesnate ne Paris. Ne sheshin e xhirimit se bashku me te ishte i pranishem edhe presidenti francez Nicola Sarkozy. Ne kete film zonja Bruni Sarkozi interpreton drejtoreshen e nje muzeu. Ndonese ajo ka interpretuar role te vogla me pare per te pjesmarrja ne nje film te Woody Allen ishte shume e rendesishme ndaj dhe pranoi qe te ishte pjese e filmit Mesnate ne Paris. Mbas marteses me presidentin francez Karla Bruni u terhoq disi nga aktiviteti i saj publik si modele dhe kengetare.

Filmi Rubicon ka ne qender te tij nje psikolog i cili punon ne Institutin amerikan te Policise nje agjensi federale e cila ka per detyre qe te mbledhe informacione dhe te ndaje me organizatat homologe kete informacion. Roli i Will Travers interperetohet nga James Badge Dale i cili spikati ne filmin e transmetuar ne rrjetin kabllor HBO The Pacific. Rubicon eshte nje pike ku nuk ka me kthim. Por Will Travers deshiron te beje pikerisht kete te mund te ringrihet pavaresisht rrethanave thote aktori protagonist James Badge Dale.

Nje prej personazheve me te spikatura te filmit eshte shefi i Travers Truxton Spangler i cili interperetohet nga aktori Michael Kristofer.

Nje rol me peshe ne film eshte dhe ai i ndihmeses se Travers interpretuar nga Jessica Collins. Ajo mbetet e mberthyer nga ndjenjat per Travers por njekohesisht edhe nga sekretet e Kale Ingram qe eshte shefi i te dyve.

Seriali Rubicon nis transmetimin te dielen ne stacionin AMC.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›