Këshillat për parandalimin e kancerit të stomakut
04/08/2010 Për arsye të natyrës së heshtur të sëmundjes diagnostikimi në kohë i kancerit gastrik është i vështirë
Një dietë e pasur me kripëra dhe karbohidrate shton mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje
Në të gjithë botën kanceri i stomakut, ose ai gastrik, siç njihet ndryshe, njihet si një ndër llojet më vdekjeprurëse pas atij të mushkërive. Me ndryshimin e kushteve social-ekonomike si dhe të atyre higjienike insidenca e këtij kanceri ka tendencën e rënies në shumë shtete të zhvilluara, çka siguron mundësinë e parandalimit të kësaj sëmundjeje. Megjithatë, vendet në zhvillim sot vuajnë nga prekja e një numri të lartë pacientësh me këtë sëmundje. Ajo që shihte si më shqetësuese është edhe fakti që zbulimi i kësaj sëmundje në pjesën dërrmuese të rasteve bëhet në stade të avancuara, kohë në të cilën edhe trajtimi efektiv bëhet më i vështirë. Ndaj është e këshillueshme që me të ndier simptomat e para të kërkohet ndihma e specializuar mjekësore, e cila ndihmon në lokalizimin e hershëm të sëmundjes si dhe në përcaktimin e një diagnoze të saktë trajtimi.
Sipas mjekut të shërbimit të gastroenterologji-hepatologjisë pranë Spitalit Ushtarak Ilir Kajo, meshkujt paraqesin riskun më të lartë të prekjes nga kjo sëmundje. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të shpjeguar faktorët dhe simptomat që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje.
Përhapja
Në të gjitha grupet etnike dhe në shtetet kanceri gastrik ka një preferencë në rritje më tepër për pacientët e moshuar. Burrat janë më të predispozuar për tu prekur nga sëmundja sesa gratë. Përveç ndryshimeve të gjinisë incidenti i kancerit të stomakut lidhet edhe me klasën shoqërore, duke e ndeshur shpesh në punëtorët e pakualifikuar. Janë bërë përpjekje të mëdha për të zbuluar shkakun e kësaj sëmundjeje. Përgjithësisht besohet se kanceri stomakut ka shumë faktorë etiologjik, përfshirë këtu edhe dietën ushqimore, rënien në kontakt me kimikate të ndryshme të dëmshme, faktorët gjenetikë, lëndët kancerogjene, faktorët infektues. Nga këta faktorët që ndikojnë më së shumti në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë ata dietetikë, që lidhen me sjelljen e caktuar që ndiqet ndaj regjimit ushqimor si dhe ai i infeksionit Helicobacter Pylori.
aktorët dietetikë
Shumë studime epidemiologjike të kryera në rajonet me insidiencë të lartë kanë treguar se faktorët dietetikë luajnë në rol të rrezikshëm në rëndimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore të pacientit, ku ka filluar të shfaqet kjo sëmundje. Emigrimi shoqërohet nga mënyra e ndryshimit të kushteve të jetesës, e veçanërisht të dietës ushqimore. Rreziku i zhvillimit të kancerit të stomakut ndryshon ngadalë në popullsitë që lëvizin nga komuniteti me rrezikshmëri të lartë në një tjetër më të ulët, çka tregon implikimin e faktorëve ambientalë në ndryshimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sëmundjeje. Gjithashtu studimet kanë treguar edhe prezencën e një lidhjeje inverse të frutave dhe perimeve të freskëta dhe rrezikut për kancer gastrik. Ky vëzhgim mund të lidhet pjesërisht me praninë e vitaminave te frutat dhe perimet, kryesisht vitamina C dhe E, karotinodiet dhe flavonoidet. Këto vitamina mund të veprojnë nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, si ata antioksidantë, duke frenuar dhe pakësuar rrezikun për zhvillimin e kancerit. Anasjelltas, substancat ushqimore të pasura me nitrate apo amina dytësore janë burim i shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene të stomakut. Kështu, konsumimi i mishit dhe perimeve të konservuara ka qenë i lidhur me një rrezikshmëri të lartë të zhvillimit të këtij lloj kanceri. Përhapja e lartë e sëmundjes ka gjetur një frenim masiv në rastet e shpikjes së frigoriferit, i cili ndihmon në pakësimin e konsumit të ushqimeve të konservuara, që ishin shkak për shtimin e rasteve problematike që agravonin deri në kancer.
Gjithashtu konsumi në masë të madhe i karbohidrateve dhe i kripës është parë si një tjetër faktor risku që e nxit rrezikun për formimin e kancerit të stomakut. Një dietë e pasur me kripëra dhe karbohidrate te njerëzit shton mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, ndaj është e këshillueshme që dieta të përcaktohet me rigorizitet dhe të jetë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, nëse duam të shmangim rrezikun e formimit të kancerit.
Faktorët infektues
Prania e infeksionit H, pylori (HP), i cili ndodhet në formën e një spiraleje në shtresën e mukusit të stomakut te njeriu, bëhet shkak edhe për shfaqjen e kancerit. Nga vëzhgimet ka rezultuar se prezenca e këtij lloj infeksioni në organizëm nuk bëhet shkak vetëm për shfaqjen e kancerit gastrik, por dhe në shfaqjen e ulcerave duodenale apo ulcerave të stomakut. Rreth 2/3 e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë, që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person nëpërmjet rrugës fekal-orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminuar. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës, në qoftë se nuk trajtohet. Tani infeksioni nga HP është i njohur si shkaku kryesor i ulcerës së stomakut në rreth 80 për qind të rasteve. Mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribuohet infeksionit nga Helikobakter Pylori. Të kesh ulcerë nuk je domosdoshmërisht para një risku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakter Pylori po. Kjo ndodh sepse një infeksion i zgjatur shkakton inflamacion qelizor, i cili çon në ndryshime prekanceroze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një konditë në të cilën qelizat acidprodhuese janë të shkatërruara. Mendohet se nivelet e ulëta të acidit parandalojnë toksinat kancershkaktuese nëpërmjet shkatërrimit të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut.
Një tjetër faktor që ndikon në shfaqjen e sëmundjes është edhe prezenca e virusit “Epsetin Barr”. Një tjetër faktor që ndikon është edhe ai gjenetik. Shpesh është konfirmuar se janë më të predispozuar për tu prekur nga sëmundja ata pacientë që edhe në familjet e tyre kanë pasur më parë persona që kanë vuajtur nga kjo sëmundje.
Nitratet dhe nitritet
Këto janë përbërje kimike natyrale që shfaqen atëherë kur bakteret shkatërrojnë nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë procese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP, konvertojnë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi, si hamburger, beikon. Nitritet kombinohen me substanca të tjera, që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N-nitrozo-komponimet, që janë karcinogenë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut.
Duhani dhe alkooli
Së bashku irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag. Megjithëse disa studime kanë treguar një rritje 1.5-3 herë të rrezikut të kancerit të stomakut midis duhanpirësve, në lidhje midis përgjigjes ndaj sasisë së duhanit nuk është demonstruar ende. Për më tepër, pirja e duhanit mund të lidhet më shumë me kancerin e kardias dhe atë distal të stomakut. Produktet e duhanit nuk shihen si faktor kryesorë në shfaqjen e kësaj sëmundje, por gjithsesi mendohet se janë ndër faktorët rriskues dytësor. Abuzimi me këto produkte sjell shfaqjen e problemeve të shumta. Raportimet të një shoqërimi pozitiv midis pirjes së duhanit dhe kancerit të stomakut mund të ngatërrohen me faktorë të tjerë, siç janë klasa e ulët social ekonomike dhe e zakoneve të shqyerjes. Anasjellas, studimet gjithashtu kanë treguar se edhe produktet e alkoolit mund të bëhen problematike në këtë drejtim. Por gjithmonë duke mbetur në një nivel dytësor. Në përgjithësi kategorizimi i kancerit gastrik mund të jetë në varësi të pamjes, në varësi të vendit se ku lokalizohet dhe sipas formave të veçanta të raportuara nga OBSH-ja.
Shenjat klinike
Në përgjithësi kanceri i hershëm gastrik nuk shoqërohet me simptoma. Vetëm pacientët që kanë arritur në një stad të avancuar të sëmundjes mund të ndjejnë një diskomfort ose parehati të organizmit të tyre, e cila mund të manifestohet në forma nga më të ndryshmet. Megjithatë, simptomat më të shpeshta te këta pacientë janë humbjet në peshë dhe dhimbja abdominale (e barkut). Në raste të caktuara të përhapjes së këtyre tumoreve mund të shoqërohet edhe me të vjella të vazhdueshme. Ngopja e parakohshme, ndonëse nuk është shfaqje e kancerit gastrik, mund të sugjerojë edhe prezencën e një tumori që njihet ndryshe si infilatriv. Ndërsa hemorragjia gatsrointenisnale takohet pothuajse në 15 për qind ë pacientëve. Shenjat fizike zakonisht mungojnë në pacientët me karcinomë gastrike. Megjithatë, simptomat mund të jenë nga më të ndryshmet dhe ndryshojnë në varësi të agravimit të sëmundjes. Shfaqja e këtyre simptomave nuk ndodh njëherësh tek i njëjti pacient. Vëzhgimet kanë treguar se një pacient mund të manifestojë vetëm disa nga këta tregues. Por për ti parandaluar ata në kohë duhet bërë vizita dhe ndjekja e vazhdueshme te mjeku specialist. Zbulimi sa më i hershëm i kësaj sëmundjeje bëhet shkak për rritjen e efektshmërisë në kurës trajtuese.
Diagnoza /trajtimi
Për arsye të natyrës së heshtur të sëmundjes diagnostikimi në kohë i kancerit gastrik është i vështirë. Tradicionalisht radiografia ka luajtur një rol të rëndësishëm në diagnostikimin fillestar të gastritit. Me përdorimin e teknikave me kontrast të dyfishtë mund të arrihet një pamje më e mirë e lezioneve mukozale dhe e gjithë zonës së dëmtuar ku po zhvillohet kanceri. Përdorimi i imazheve radiologjike tashmë po zëvendësohet nga endoskopia me fibra optike. Diagnostikimi i saktë mund të arrihet në biopsi në 95 për qind të rasteve. Aktualisht kirurgjia mbetet rruga kryesore e trajtimit të kancerit të stomakut. Fatkeqësisht, 2/3 e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje paraqiten në një stad shumë të avancuar, duke e bërë që sëmundja të mos kurohet plotësisht, ndonëse është kryer edhe ndërhyrja kirurgjikale. Në trajtimin këtyre rasteve rol të rëndësishëm luajnë edhe terapia endoskopike si dhe kimioterapia, radioterapia, të cilat zhvillohen dhe rekomandohen në stade të caktuara të sëmundjes nga mjeku specialist.
Kur duhet kërkuar opinioni i mjekut?
Kanceri i stomakut është i trajtueshëm kur kapet herët. Fatkeqësisht, rrallë simptomat fillojnë në stadet e hershme. Kur shfaqen simptomat, shpesh janë vagale dhe lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz, si një virus ose një refluks acid. A duhet të takoni mjekun tuaj në qoftë se keni një ndjenjë persistente të diskomfortit në regjionin e sipërm ose të mesëm të barkut, sidomos kur ka lidhje me humbje peshe ose me një dobësi të përgjithshme? Po. Po kështu duhet të kontrolloheni kur keni të vjella pas vakteve, ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Por jo gjithmonë shenja të tilla janë rezultat i kancerit. Për të ndihmuar në vënien e diagnozës së kancerit të stomakut dhe për të përjashtuar mundësitë e tij rekomandohen një ose disa nga testet e mëposhtme:
Klasifikimi i simptomave të sëmundjes
Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve të stomakut është hemorragjia e brendshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve për gjak okult. Në qoftë se hemorragjia vazhdon me humbje të qelizave të kuqe të gjakut, kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes. Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe sëmundje të tjera, si ulcera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla. Kur kanceri është shumë i avancuar, mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla:
1. Diskomfort në regjionin e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme dhimbja mund të pakësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.
3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
4. Të vjella me gjak.
5. Të vjella pas ushqimit.
6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.
7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e paktë se normalisht.
Dieta ka një rol të rëndësishëm
Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura, të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përben një faktor risku që nuk duhet neglizhuar. Nga ana tjetër, përdorimi i frutave, zarzavateve, sidomos ato me ngjyre të kuqe ose të verdhë, si: domatja, karota, patatja e ëmbël, ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri i stomakut.
Produktet e duhanit dhe alkoolit
Alkooli dhe duhani janë të implikuar në kancerin e stomakut. Pirja në mënyrë të moderuar e alkoolit, që është përcaktuar jo më shumë se një pije për gratë në ditë, dhe dy pije për burrat, mund të ketë rezultat pozitiv në shëndet. Por të pish më shumë, mund të shkaktosh një numër problemesh, që përfshijnë irritimin e stomakut dhe të ezofagut, çka mund të çojë në kancer.
Rastet e operuara
Stomaku i operuar përbën rrezik pas rreth 20 vjetësh nga operacioni i bërë. Zakonisht bëhet fjalë për heqjen e një pjese të stomakut, ose për rivendosje të valvulës pylorike, ndërhyrje që bëheshin për trajtimin e ulcerës peptike. Pas operacionit lëngjet biliare, ndonjëherë edhe ato pankreatike, mund të kthehen mbrapsht, duke shkaktuar irritim dhe inflamacion të stomakut (gastritis). Kjo gjendje mund të çojë në kancer të stomakut te disa njerëz.
Këshillat për tu mbrojtur nga shqetësimet që sjell vapa
Rikthimi i temperaturave të larta ka shtuar fluksin e pacientëve që u drejtohen urgjencave spitalore për marrjen e kujdesit të specializuar mjekësor për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga vapa. Problemet më të shumta janë konstatuar te moshat e vogla, që jo në pak raste janë paraqitur në urgjenca edhe me temperaturë të lartë. Rastet më akute janë diarretë, normalisht intoksikacionet që rrjedhin nga ushqimet. Për këtë duhet treguar shumë kujdes që të mos përdoren ushqimet e fastfudeve, sepse janë shumë të rrezikshme. Po ashtu është e nevojshme që konsumimi i lëngjeve të jetë në sasi sa më të madhe, në mënyrë që të shmanget dehidrimi.
Një tjetër këshillë e domosdoshme është eliminimi i temperaturave ekstreme gjatë ditës, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 3:30 apo 4:00 të pasdites. Ndërsa për moshat e rritura ose të sëmurët kronikë normalisht më të rriskuarit janë të sëmurët me kardiopati dhe ata diabetikë. Këto kategori janë më të predispozuara për komplikacione gjatë kësaj kohe si rrjedhojë e temperaturave të larta. Por nuk mënjanohen edhe sëmundjet e tjera kronike. Mjekët këshillojnë që në ditë të nxehta të konsumohen sa më shumë ujë dhe fruta dhe veshjet të jenë sa më të lehta. Ambientet e brendshme duhet të freskohen sa më shpesh dhe të evitohet qëndrimi në diell për një kohë të gjatë.
Kujdesi për fëmijët
• Fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta dhe me lagështirë normale.
• Krevati të jetë në një kënd të dhomës, i mbrojtur nga korrentet e ajrit.
• Të bëhet ajrimi i dhomës herë pas here.
• Temperatura e ambientit ku rri fëmija të jetë rreth 24-25 gradë C.
• Në varësi të kushteve mund të bëhet edhe freskimi i dhomës me ujë.
• Të përdoren veshje të lehta pambuku dhe ngjyra të çelura.
• Shëtitja e fëmijëve të bëhet në ajër të pastër e gjelbërim.
• Tu bëhet fëmijëve banjë freskuese disa herë në ditë.
• Të mos ndërpritet ushqyerja me gji për fëmijët e moshave të vogla.
• Ushqimet që u jepen të jenë të freskëta dhe të përpunuara mirë.
• Kur nëna vjen me nxitim nga rruga apo puna, duhet të qetësohet e pastaj ti japë gji fëmijës, sepse ai mund ta vjellë.
• Tu jepet ujë i pastër (i zier) vazhdimisht fëmijëve.
• Enët e gatimit për fëmijë të ruhen me kujdes në kushte higjienike.
• Ushqimet e gatshme duhen blerë në vende të kontrolluara mirë.
Kujdesi për të moshuarit
Shmangia e qëndrimit jashtë në orët e nxehta të ditës (nga ora 10:00 deri më 18:00).
Shëtitjet të bëhen në ajër të pastër gjatë kohës kur fillon fresku.
Të përdoren veshje të lehta dhe me ngjyra të çelura.
Të përdoret kapelë për të mbrojtur kokën dhe qafën.
Dieta të jetë e drejtuar drejt zarzavateve të përpunuara.
Gatimet të bëhen me vajra bimore, të tjerat janë të rrezikshme.
Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripa e tepërt.
Të përdoren lëngje, si: ujë higjienikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta.
Të ajroset dhe ventilohet vendbanimi disa herë në ditë.
Nuk rekomandohen banja dielli në plazh në orët e nxehta.
I moshuari duhet të evitojë udhëtimet e gjata në orët e nxehta të ditës.
Të bëjë kontroll periodik te mjeku duke zbatuar rekomandimet.
Çdo rast shqetësimi, sado i vogël qoftë, të mos neglizhohet.
Të ulet përdorimi i kafesë, alkoolit dhe lëngjeve të sheqerosura.
Këto të fundit çojnë në procesin e dehidrimit të trupit.
Të evitohet puna në orët e nxehta të ditës.