Këshilli Bashkiak Pukë, kryeson PSD me 4 mandate, PS merr 2

Në Pukë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për këshillin bashkiak, ku janë numëruar të 20 qendrat e votimit që ishin në total.
Nga numërimi PSD ka marrë numrin më të madh të mandateve me 4, e ndjekur nga PS e cila ka marrë 2 mandate.
Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Demokratike kanë marrë nga një mandat.
Këshilli bashkiak në Pukë, si shpërndahen 9 mandatet
- Alfons Gjergjaj PSD
- Drita Gjoka PSD
- Eduard Gjoka PSD
- Klodisa Qeleshi PSD
- Edmond Luka PS
- Besmira Aliaj PS
- Demir Syla BF
- Gjon Gjoka PD
- Arben Gugaj PDS
/rtsh.al/