Vendoret 2023/ Veliaj fiton Tiranën me mbi 58 mijë vota para Këlliçit. PS merr 53 bashki në rang vendi, 7 opozita

Në orën 11:20 u mbyll dhe numërimi në Tiranë dhe KQZ reflektoi dhe të dhënat e kutisë së fundit të kryeqytetit.
Erion Veliaj do të drejtojë bashkinë e Tiranës edhe për një mandat të tretë duke mundur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me një diferencë mbi 58 mijë vota.
Nga të dhënat zyrtare, Veliaj rezulton fitues në të 27 njësitë që ka Tirana
Sipas të dhënave nga KQZ, Veliaj ka marrë në total 158688 vota ose 54.69%, ndërsa Këlliçi ka marrë 100351 ose 34.58%.
Kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, renditet i treti me 13835 vota duke pasur një avantazh prej më shumë se 1 mijë votash, ndaj Roland Bejkos, kandidati i Partisë Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i cili ka marrë 12388 vota.
Sot u mbyll numërimi edhe në Kukës e Malësi e Madhe ku sërish fitoi PS.
Ndërkohë vijon numërimi i votave të këshillave bashkiakë ku vihet re që Partia Socialiste në rang vendi ka fituar shumicën e mandateve.
Fitorja e thelle e PS
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një falenderim për fitoren e 53 bashkive.
Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit duke marrë edhe bastionin 30 vjeçar të të djathtëve, Shkodrën, ndërsa opozita një humbje të thellë.
PS deri tani ka shënuar fitoren në 53 bashki, ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e Ilir Metës vetëm në 7 bashki. Ndërsa Partia Demokratike nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 14 bashkitë ku garonte duke dalë forcë e tretë.
Në 12 bashki nuk ka nisur numërimi për këshillia bashkiakë, në 46 bashki vijon numërimi ndërkohë që në 3 bashkitë ku identifikimi, votimi dhe numërimi ka qenë elektronik rezultatet kanë dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit
Bashkitë e fituara nga PS
- Bashkia Elbasan fiton Gledjan Llatja
- Bashkia Prrenjas fiton Nuri Belba
- Bashkia Belsh fiton Arif Tafani
- Bashkia Gramsh fiton Besion Ajazi
- Bashkia Cërrik fiton Andis Salla
- Bashkia Librazhd fiton Mariglen Disha
- Bashkia Peqin fiton Bukurosh Maçi
- Bashkia Kamëz fiton Rakip Suli
- Bashkia Vorë fiton Blerim Shera
- Bashkia Rrogozhinë fiton Edison Memolla
- Bashkia Shijak fiton Elton Arbana
- Bashkia Krujë fiton Artur Bushi
- Bashkia Vlorë fiton Ermal Dredha
- Bashkia Delvinë fiton Besmir Veli
- Bashkia Konispol fiton Egest Dule
- Bashkia Sarandë fiton Oltion Çaçi
- Bashkia Selenicë fiton Nertil Bellaj
- Bashkia Shkodër fiton Benet Beci PS
- Bashkia Gjirokastër fiton Flamur Golemi PS
- Bashkia Përmet fiton Alma Hoxha
- Bashkia Dropull fiton Dhimitraq Toli
- Bashkia Tepelenë fiton Tërmet Peçi
- Bashkia Këlcyrë fiton Klement Ndoni
- Bashkia Libohovë fiton Leonard Hide
- Bashkia Dibër fiton Rahim Spahiu
- Bashkia Mat fiton Agron Malaj
- Bashkia Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
- Bashkia Klos fiton Valbona Kola
- Bashkia Lezhë fiton Pjerin Ndreu
- Bashkia Tropojë fiton Rexhë Byberi
- Bashkia Skrapar fiton Adriatik Mema
- Bashkia Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
- Bashkia Dimal fiton Juliana Memaj
- Bashkia Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
- Bashkia Fier fiton Armando Subashi
- Bashkia Mallakastër fiton Qerim Ismailaj
- Bashkia Lushnje fiton Eriselda Sefa
- Bashkia Divjakë fiton Josif Goreja
- Bashkia Roskovec fiton Majlinda Bufi
- Bashkia Patos fiton Fation Duro
- Bashkia Pustec fiton Pali Kolefski
- Bashkia Kolonjë fiton Erion Isai
- Bashkia Korçë fiton Sotiraq Filo
- Bashkia Maliq fiton Gëzim Topçiu
- Bashkia Devoll fiton Eduard Duro
- Bashkia Durrës fiton Emirjona Sako
- Bashkia Pogradec fiton Ilir Xhakolli
- Bashkia Malësi e Madhe fiton Tonin Marinaj
- Bashkia Kukës fiton Safet Gjici
- Bashkia Konispol fiton Ergest Dule
- Bashkia Berat fiton Ervin Demo
- Bashkia Kurbin fiton Majlinda Cara
- Bashkia Tiranë fiton Erion Veliaj
Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”
- Bashkia Himarë fiton Fred Beleri BF (50.12%)
- Bashkia Pukë fiton Rrok Dodaj BF (58.13%)
- Bashkia Fushë Arrëz fiton Hil Curri BF (58.99%)
- Bashkia Memaliaj fiton Albert Malaj
- Bashkia Mirditë fiton Albert Mëlyshi
- Bashkia Has fiton Miftar Dauti
- Bashkia Kavajë fiton Fiskin Qosja i BF
Në Finiq ka fituar Romeo Çapuli i “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me 38.59% të votave.